Politike11 Maj 2023, 21:02

Gara për Tiranën, Këlliçi optimist: PS fiton vetëm në ëndrrat e Veliajt

Shkruar nga Pamfleti

Gara për Tiranën, Këlliçi optimist: PS fiton vetëm

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi e ka konsideruar si një objektiv të pamundur fitoren e socialistëve 5 me 0 në Tiranë.

Në një emision në “A2 CNN”, ai u shpreh se kjo është një “ëndërr e Erion Veliajt”, pasi sipas tij është opozita ajo që synon një fitore të thellë, pasi e ka konsideruar si një situatë bombastike në terren në mbështetje të tij.

Kam përshtypjen që vetëm në ëndrrat më të largëta mund të dalë Erion Veliaj 5 me 0, ne po synojmë ta fitojmë Tiranën 5 me 0, nuk ua them me garanci të plotë, di të them si është situata në Tiranë dhe mbi të gjitha në terren është bombastike, në sensin e mbështetjen nga qytetarët, nga të rinjtë, nga qytetarët e thjeshtë dhe nga VIP-at e mi. Unë nuk kam asnjë të famshëm, asnjë që jeton jashtë Shqipërie dhe mbështesin Erion Veliajn. VIP-at e mi janë qytetarët e thjeshtë, ai që i bie borisë tani, që mban telefonin, janë djemtë dhe vajzat e Tiranës, i besoj 100% këtij feedback që marr në rrugë, stafi më thotë që situata nuk ka qenë kurrë kaq optimiste dhe një kandidat nuk ka qenë asnjëherë kaq i pranuar”, tha Belind Këlliçi.

këlliçi gara tiranës