Politike11 Maj 2023, 20:18

“I dalë nga gjirizet”, Rama paralajmëron Fredi Belerin: Boll kërcënove emigrantët, do merrem personalisht me sekserët e tu

Shkruar nga Pamfleti

“I dalë nga gjirizet”, Rama paralajmëron Fredi Belerin:

Si ka mundësi që këtë mi, të dalë nga gjirizet e historisë më të keqe, e vënë kandidat këta të dy, e vë kandidat faqja e zezë e Shqipërisë. Jo vetëm e vënë kandidat, por e mbështesin atë idiot me idenë e tij për të helenizuar Himarën...

Kryeministri  Edi Rama nuk i ndahet Fredi Belerit. Sot u mbyll fushata në Tiranë dhe Rama sulmoi shumë fortë kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Himarë. Sipas Ramës, dy sekserë të tij kanë nisur të kërcënojnë emigrantët se nëse votojnë për kandidatin socialist, do ju djegin letrat. Ai i paralajmëroi se pas 14 majit do të merret drejtpërdrejt me ta personalisht. Nga ana tjetër nuk kurseu epitetet dhe akuzat ndaj Belerit, ku i përmendi dhe masakrën e Peshkëpisë.

Tani po u them këtu, dy njerëzve që quhen Spiro Koka dhe Napoleon Çakalli, që janë sekserë të këtij dhe që marrin në telefon emigrantët që duan të vijnë të votojnë. Ose duke i kërcënuar që po erdhën të votojnë për Jorgo Goron do u grisin letrat e qendrimit atje. Ose po nuk erdhën të votojnë për këtë maskara dhe për platformën e tij të poshtër, do t’i kthejnë mbrapsht, pas 14 majit do të merrem personalisht me ta. Dhe u them të gjithë emigrantëve që duan të votojnë në Himarë, jeni të lirë të vini dhe të votoni për kë të doni, por ama askush nuk duhet ta çojë nëpër mend që ka njeri që i prek atyre letrat e emigracionit, sepse avokati më i madh i minoritetit grek në Shqipëri jam unë dhe PS dhe avokati më i madh i komunitetit shqiptar në Greqi jam unë dhe PS”, tha Rama.

Më tej, ai akuzoi Metën dhe Berishën se kandiduan në Himarë një individ që kërkon përçarje. Rama e etiketoi Fredi Belerin si mi që ka dalë nga gjirizet.

Nëse duan një provë këta, janë ku e kanë, e kanë në Himarë, shikoni ca ndodh në Himarë, ku PS dhe PD në vitet 90, u bashkuan bashkë ndërkohë që në gjithë Shqipërinë ziheshin, në Himarë vajtën bashkë, për të rinjtë që nuk e dinë. Vajtën bashkë, çuan një kandidat të përbashkët, i pari dhe i fundit kandidat i përbashkët, pse e bënë këtë, sepse doli dikush, i cili krahasuar me këtë maskarain, ishte zotni burrë, por ama që u shfaq me farën e përçarjes, me farën e një historie shumë të keqe, dalë nga skutat më të errëta, që s’ka lidhje fare me marrëdhëniet tona. Popujt tanë, janë popuj vëllezër, ndërsa këta që nxjerrin kokën si minj nga gjirizet e historisë dhe shfaqen në territorin e Shqipërisë për t’i fryrë zjarrit, këta nuk ka lidhje fare me atë që janë marrëdhëniet tona, qoftë në territor. Si ka mundësi që të këtë mi, të dalë nga gjirizet e historisë më të keqe, e vënë kandidat këta të dy, e vë kandidat faqja e zezë e Shqipërisë. Jo vetëm e vënë kandidat, por e mbështesin atë idiot me idenë e tij për të helenizuar Himarën”, tha Rama.

Fredi Beleri pak ditë më parë tha në mediat greke se qëllimi i tij është të helenizojë Himarën dhe pas kësaj deklarate, kryeministri e ka sulmuar në çdo takim elektoral që ka pasur.

rama fushata