TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2023, 19:34

“Gardianë të parave të popullit”, deputeti i PS “këshillon” kryebashkiakët: Mësoni nga arrestimi i Vangjush Dakos!

Shkruar nga Pamfleti
“Gardianë të parave të popullit”, deputeti i PS
Lavdrim Krashi

Deputeti i PS, Lavdrim Krashi ka këshilluar krerët e 61 bashkive që u zgjodhën më 14 maj se nga arrestimi i Vangjush Dakos duhet të mësojnë të gjithë.

Në një intervistë për Report Tv, Krashi tha se kryetarët e bashkive janë gardianë të parave të popullit ndërsa shtoi se është për të ardhur keq që kryebashkiakët bëjnë si njësha dhe mendojnë se mund të bëjnë ç’të duan dhe kur të duan.

“Është shumë e rëndësishme që më në fund në Shqipëri po ndodhin ngjarje që s’mund të imagjinoheshin 3-5 apo 10 vite më parë. Duket që ka qenë figurë e rëndësishme politike e PS për shumë vite. Më në fund erdhi dita që nuk ka njerëz që kanë imunitet ndaj sistemit të drejtësisë. Është për të ardhur keq që kryetarët e bashkive duket se janë njësha, mund të bëjnë ç’të duan, kur të duan. Ndërkohë që qytetarët i zgjedhin. Shpresoj që 61 krerët e bashkive të mësojnë nga kjo që po ndodh me Dakon. Kjo drejtësia e re me insistimin e komuniteti ndërkombëtar më në fund po funksionon dhe shpresoj që t’i shkohet deri në fund”, tha Krashi.

Ndërsa avokati Redi Ramaj ka deklaruar se kryetarët e bashkive s’duhet të keqmenaxhojnë paratë e qytetarëve ose të përballen me drejtësinë dhe s’mund të bëjnë çfarë të duan.

“Shpresoj që SPAK dhe çdo organ tjetër të dalë përtej politikës. Shqipërisë i duhen politikanë që thonë se vjedhja është turp. Ndonjëherë e humbim sensin pse abuzohet me detyrën në format që e vuajmë të gjithë. Shpërdorimi i detyrës nuk konsiderohet vepër penale e rrezikshme. Kryetarët e bashkive duhet të dinë që janë në përballje me qytetarët. Kryetarët e bashkive kanë shumë fuqi, bëjnë çfarë të duan”, tha Ramaj.

deputet ps kryebashkiake vangjush dako

Lini një Përgjigje