TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2025, 19:43

“Gazo ku je, po më sheh nga TV”/ Zegjineja ‘shkrin gazit’ Ramën, nuk i ndahet Bardhit edhe në prezencë të kryeministrit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Gazo ku je, po më sheh nga TV”/ Zegjineja ‘shkrin

Fushata e PS ka përfunduar në gallatë dhe qyfyre. Teksa të gjithë shohin Ramën që vetëm tallet, ndjekin atë rrugë.

Babloku ishte sot në Fier dhe nuk kishte si të mungonte Zegjineja e famshme, e cila vijoi me ironitë ndaj Gaz Bardhit edhe në takimin që Rama pati me fierakët.

Ajo e cilësoi Bardhin si "spiuni që e njeh i gjithë vendi" dhe "balerinë që vetëm tundet", ndërsa u shpreh se më 11 maj gratë e Fierit do të votojnë për numrin 5.

Ju gratë e qarkut fier treguat sot se nuk jeni vetëm shtylla e familjeve tuaja, por edhe e PS. Unë besova tek PS, jam kandidatja më e re femër, jemi e vetmja forcë që mund ta çojmë BE drejt BE. Me këto pamje shoku im s’dihet se ca do jetë duke bërë, do jetë duke na parë nga TV dhe mund ti bjerë të fikët, Gazo ku je po më sheh nga tv, shife se sa jemi mbledhur sot. Se një tip spiuni ti e di të gjithë vendi. Ik tani dhe mos na shih nga tv. Je balerinë që vetëm tundesh, të thonë gazi i Zeqinesë. Po vet e ke fajin mo Gazi që vetëm tundesh, po mirë ta thonë vetëm unë ta qaj ty hallin askush s’ta hap ty derën. Ika tani se kam takim, në 11 maj këto do të votojnë numrin 5 për vete dhe për fëmijët e tyre', tha ajo.

Lini një Përgjigje