TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2023, 22:00

Hapja e “Dosjes Tropoja” shqetëson Berishën, hidhet në sulm ndaj SPAK: Prokurorët lidhje me krimin, bëjnë pazare me dosjet

Shkruar nga Pamfleti

Hapja e “Dosjes Tropoja” shqetëson Berishën, hidhet

Aishe Haklaj dha 12 orë dëshmi në SPAK dhe bëhet fjalë për një dosje që ka tronditur Tropojën sepse janë vrarë 200 djem të rinj dhe përgjegjës shihet Berisha. Si duket hapja e kësaj dosje e ka trembur kryefoltoristin...

Hapja e dosjeve hetimore nga SPAK ka filluar të shqetësojë Berishën. Edhe pse deri para disa vitesh ishte i paprekshëm, duket se për herë të parë po hetohen disa afera ku del emri i tij. SPAK po heton “Kompleksin Partizani”, CEZ apo Gërdecin. Në të tria këto raste, Berisha nuk hetohet drejtpërdrejt dhe e ka ndjerë komod veten, pasi të parët që e pësojë janë dhëndri, apo i biri.

Mirëpo pak ditë më parë u hap një dosje që e prek drejtpërdrejt atë. Bëhet fjalë për atë që njihet si ‘Dosja Tropoja’. Familja Haklaj ka dorëzuar një padi kundër tij, ku e akuzon për vrasjen e Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Aishe Haklaj dha 12 orë dëshmi në SPAK dhe bëhet fjalë për një dosje që ka tronditur Tropojën sepse janë vrarë 200 djem të rinj dhe përgjegjës shihet Berisha. Si duket hapja e kësaj dosje e ka trembur kryefoltoristin, pasi sot ai ka sulmuar shumë fort SPAK. Ai ka arritur deri aty sa të akuzojë prokurorët se bëjnë pazare me krimin.

Skapi është institucion i PS. Kurrë nuk ka pasur në Shqipëri një institucion të tillë me kriminalitet kaq të lartë. Aty ku shitet dosja, aty ka penetruar kimi. Me atë dosje ose bëhet pazar ose informohet krimi që të marrë masat mbrojtëse dhe kjo është bërë e zakonshme me Skapin e partisë. Aty janë militantë të partisë. Nuk them se janë të gjithë militantë të PS, por ata detyra nuk bëjnë dot sepse Skapi është seksion i asaj partie. Çdo javë aty mbyllen dosje. Çdo javë eksponentë të PS paraqesin akuza false. Nuk kanë guxuar një herë që akuzatorin fals ta procedojnë. Të cilin me ligj duhet ta procedojnë. Jo vetëm se lëndon dinjitetin e tjetrit, por i anagazhon në hetim fals në vetëdije të plotë. Skapi i partisë nuk ka ndërmarrë asnjëherë një akt të tillë për të treguar se nuk jemi një shesh që mund të shkelmojë kushdo. Janë seksion i PS”, tha ai në një emision.

Personat e paditur nga Haklajt janë: Sali Berisha; Përparim Hyka; Myftar Lumneshi; Hajredin Haluci; Haki Adem Hoxha; Tahir Sejd Hoxha; Iljaz Adem Hoxha; Ilir Adem Hoxha; Selim Sejd Hoxha; Agim Sejd Hoxha; Çut Sylejman Neza; Sadri Sylejman Neza, Xhafer Baram Hoxha; Medi Baram Hoxha dhe Guxim Qazim Byberi.

Referuar kallëzimit penal, kërkohet fillimi i procedimit penal dhe kryerja e hetimeve, për kryerjen e veprave penale të: “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga Neni 78/2 i Kodit Penal; “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal (Viti 1995); “Kryerja e krimeve nga banda e armatosur dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal (1995); “Aktet terroriste”, parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal.

berisha haklaj spak

Lini një Përgjigje