Politike 5 Dhjetor 2023, 09:50

Heshtja e Ilir Metës dhe ankandi i fshehtë i pronave të majme në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Heshtja e Ilir Metës dhe ankandi i fshehtë i pronave të majme
Ilir Meta /

Skraparliu i madh, i fanepsur nga vala e konfiskimeve të SPAK, po bën si thonë italianët “Piazza Pulita” për të hequr gjithçka nga vendi…

Ilir Meta është sot një personazh publik inekzistent po thonë gazetarët dhe ndjekësit e politikës në vend. Por në realitet gabojnë.

Ilir Meta sot, është njeriu më aktiv dhe më i rëndësishëm në zhvillimet që po ndodhin në kupolën ku po diskutohet  për miliona, madje shumë më shumë. Miliarda?! Nuk është ekzagjerim.

Në kulmin e hetimeve që SPAK ka ndaj Ilir Metës, në Tiranë ka nisur një ankand për pronat më të rëndësishme e më të majme të kryeqytetit shqiptar. Ku Ilir Meta, është vetëm njëri nga personat e përfolur sepse në realitet janë shumë të ngjashëm të tij.

Bëhet fjalë për territorin ish-industrial të Kombinatit ushqimor; nga Fabrika e Miellit e deri te ish- Kombinati i Mishit në Yzberish, një territor që konsiderohet fabrikë ari, e ku po përleshen edhe në këto momente, njerëzit më të fuqishëm.

Këtu janë përfshirë personazhe të mëdhenj, nga ato që zotërojnë mediat më të fuqishme në vend, tek Luan Bregasi, Irfani i Tmerrshëm, dhe deri tek devollët e Kosovës, që sot janë enturazhi mediatik i Edi Ramës në Tiranë, por edhe më gjerë.

Irfani me ortakët ka bërë gati letrat për të shitur pasuritë që mori nga Ilir Meta, që t’i përdorte si industri, kur kishte edhe konkurentë europianë, e sot kërkon t’i shesë si troje, për të ngritur kulla e pallate. A thua se i ka toka të babës skraparli.

Po këtu thuhet se negociatat po i bën skraparliu i madh, i cili, i fanepsur nga vala e konfiskimeve të SPAK, po bën si i thonë italianët “Piazza Pulita” për të hequr gjithçka nga vendi. Ka një frenezi të madhe, ku përfshihet njeriu që shet birrën e devollëve në Tiranë, i cili ka fabrikën e miellit, të cilën e ka nën hetim SPAK.

Po ashtu devollët duan birrën ‘Tirana’ të Irfanit, Ilir Metës dhe Luan Bregasit, për ta kthyer në një truall për pallate.

Fiks siç kanë thënë punëtorët e ‘Birra Tirana’, teknologët inxhinierët, e njerëzit që i dhanë jetën atij aseti kombëtar, për të cilët ‘Pamfleti’ ka shkruar vazhdimisht. E sot askush nuk flet, askush nuk nxjerr zë.

Po si mund të ngrihen themelet e pallatit në ato depozita të fermentimit ku i ndjeri Fatmir Pema dha jetën në profesionin e tij të teknologut dhe ishte krenar se punonte për një markë kombëtare siç ishte Birra.

Po mirë Ilir Meta nuk fle, po si do flejë Luani, Irfani, apo Devollët e Kosovës, bashkë me të partnerët e tyre. Do t’i fanitet Fatmir Pema i shkretë në ëndërr me gotën e birrës ‘Tirana’ të kohës së artë nga lart e do tu bëjë gëzuar. Natën e Vitit të ri.

Po Ilir Meta me Irfan Hysenbelliun që i janë ulur në gjunjë bablokut duke i thënë “t’honksha m…”?

Kujtojnë se do të numërojnë lekët e truallit, se kështu bëri edhe Luani me Koçon dikur me asetet e privatizuara. Po në realitet nuk i gëzoi asnjëri. Ja morën borxhlinjtë! E nesër do t’i marrë SPAK që t’ja ndajë popullit…/Pamfleti

heshtja e ilir metës ankandi i fshehtë i pronave tirana