Politike24 Shtator 2023, 12:22

Sulmi në veri të Kosovës, Begaj: Ndërkombëtarët të reagojnë ndaj Serbisë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në veri të Kosovës, Begaj: Ndërkombëtarët

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e policit në Veri të Kosovës.

Përmes një mesazhi ngushëllimi për familjen e policit të vrarë, Begaj ka dënuar me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviçit, ku humbi jetën një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

Ndër të tjera, presidenti i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur. Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët. Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës”, ka thënë Begaj.

begaj serbi ndekombetare sulm