Ditën e sotme, 24 Shtator, qytetarët e Kukësit do tu drejtohen sërish qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.
Ashtu siç e përcakton edhe rregullorja e KQZ-së, qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, ndërsa do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Këtë zgjedhje vijë pas videskandalit seksual me Safet Gjicin, i cili u filmua duke kryer marrëdhënie intime në zyrë me Alma Kaçin.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë 45 mijë e 946 qytetarë që do të hedhin votën sot për të zgjedhur kryebashkiakun e ri tëKukësit .
Procesi do zhvillohet në 74 Qendra votimi, një prej të cilave në institucionin e paraburgimit në Kukës.
Ndërkohë, votimi do të jetë elektronik.
Në këto zgjedhje të pjesshme do të ketë një fletë votimi, në të cilën numrin 1 e mban kandidati socialist Albert Halilaj, ndërsa i dyti renditet Emri Vata, që përfaqëson koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Në gjysmën e qendrave të votimit, katër anëtarë i përkasin Partisë Socialiste, dy PD-së zyrtare të Lulzim Bashës, i cili nuk ka kandidatë në këto zgjedhje dhe një anëtar Partisë së Lirisë.
Në 37 qendrat e tjera konfigurimi është me 3 anëtarë të PS, 3 nga PD-ja dhe një anëtar nga PL-ja.
Në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar 99 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 74 qendrat e votimit dhe në vendnumërimin e votave prane KZAZ-së nr. 11 Kukës.
Gjithashtu, për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, në vazhdimësinë e shërbimeve që kryen Policia e Shtetit çdo ditë, janë angazhuar dhe 78 punonjës të tjerë policie.
Lini një Përgjigje