TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Korrik 2023, 09:27

I vuri kusht për takim, Rama i përgjigjet Kurtit: Dorëzuam 13 marrëveshjet e firmosura, presim përgjigje nga Kosova!

Shkruar nga Pamfleti
I vuri kusht për takim, Rama i përgjigjet Kurtit: Dorëzuam
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me refuzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për t'u takuar sot në Prishtinë. Sipas kreut të qeverisë shqiptare 13 marrëveshjet nga ana qeverisë shqiptare janë firmosur dhe i janë dorëzuar ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Përmes këtij akti, Kryeministri Edi Rama shkruan se tashmë pret konfirmimin e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për t’u takuar gjatë pasdites në Prishtinë.

Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Kryeministri Rama në Twitter.

Kreu i qeverisë shqiptare do të jetë në Kosovë pasdite në kuadër të turit të tij 2-ditor në Ballkan. Takimi me Kurtin është në statusin e “pritjes për konfirmim” nga ana e Kryeministrit të Kosovës.

Kujtojmë se një ditë më parë, Kurti tha se me Ramën pret që të takohet vetëm në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive për të firmosur marrëveshjet dhe jo në rrethana të tjera.

Lini një Përgjigje