Politike 5 Maj 2023, 08:20

“Ish-kryeministri kërkon amnisti nga SHBA”, gazetari tregon skemën që po përdorin Rama, Meta dhe Berisha për 14 majin

Shkruar nga Pamfleti
“Ish-kryeministri kërkon amnisti nga SHBA”, gazetari tregon

Gazetari Poli Hoxha ka folur për situatën politike në vend dhe  fushatave elektorale të partive për zgjedhjet e 14 majit. Hoxha u shpreh se sipas tij këto janë zgjedhjet më politike që kanë qenë ndonjëherë dhe kjo është bërë me qëllim nga të dy personazhet kryesore në dy polet Edi Rama nga njëra anë dhe Sali Berisha e Ilir Meta nga krahu tjetër, pasi janë të interesuar që të jenë zgjedhje politike.

Gjatë gjithë karrierës time si gazetar këto janë zgjedhjet më politike që kanë qenë ndonjëherë dhe kjo është bërë me qëllim nga të dy personazhet kryesore në dy polet Edi Rama nga njëra anë dhe Sali Berisha e Ilir Meta nga krahu tjetër janë të interesuar që të jenë zgjedhje politike. Ne pamë që Sali Berisha gjithë aksionin e tij që pas shpalljes ‘non- grata’ e ka bërë me qëllimin e vetëm që të mbesë në politikë me shpresën se do ketë sinjale nga amerikanët apo ndërkombëtarët, Britania e Madhe nga ana tjetër për t’i dhënë një amnisti apo një buzëqeshje pas asaj goditje në fund të karrierës së tij të gjatë politike. Dhe për të arritur këtë qëllim, Berisha padyshim që kërkon të jetë protagonist numër 1 në skenën politike. Kandidatët janë gati të sfumuar nga dy palët. Edhe në mazhorancë edhe pse kanë katër vjet nuk kanë krijuar staturë, nuk njihen.”, u shpreh Hoxha.

berisha meta rama