Politike 2 Mars 2024, 11:58

“Jemi në fillimin e një kapitulli të ri lufte të ftohtë”, Pandeli Majko tregon ‘sekretet’ e samitit me Zelenskin

Shkruar nga Pamfleti
“Jemi në fillimin e një kapitulli të ri lufte të
Pandeli Majko

Ish ministri socialist i mbrojtjes, Pandeli Majko mendon se bota është në fillim të një kapitulli të ri lufte të ftohtë pas pushtimit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në një intervistë në Top Channel ai flet edhe për samitin për Ukrainën të mbajtur në Tiranë, të cilin e quan një lëvizje gjeopolitike të qeverisë shqiptare.

Si e vlerësoni Samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë? Mendoni se Shqipëria po ndërmerr risqe me organizimin e një samiti të tillë dhe sidomos me nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëprodhimin e armëve për Ukrainën?

Nuk mendoj se pyetja do ishte me karakterin e një lloj frike ‘a ja vlen që Shqipëria të ndërmerrte një rist të tillë’. Në rastin konkret nuk mendoj se Shqipëria ka ndërmarrë një rist personal, mendoj se vendimmarrjen e sa për realizimin e këtij samiti e ka bërë së bashku me partnerët strategjikë, por le ti lëmë fjalët e përgjishme. Mendoj se samiti në pjesën e tij të padukshme kishte një lëvizje të fortë gjeopolitike të vendit tonë për të krijuar një veccanti nga vendet e tjera anëtarë të NATO-s që jane më afër kufirit me Rusinë për të qenë në krah të Ukrainës. Ne me Rusinë kemi disa llogari të hapura që e kanë bërë kombin shqiptar më të qartë mbase se sa të tjerët në shumë kuptime, edhe në kuptimin historik. Fakti që rusët kanë mbajtur disa herë qëndrime kundër shqiptarëve në 30 vitet e fundit e bëjnë të kuptueshëm arsyetimin pse Shqipëria mori një rol kaq ekskluziv. Mendoj se është një lëvizje e duhur në kohën e duhur por folur për risqe apo lavdërime. Mendoj se lëvizja e kryeministrit Rama është e goditur, pa dashur të futem në komplimente.

Pse Shqipëria e ndërmori këtë rol?

Nuk mendoj se kjo është një ccështje për të na bërë të dukshëm, kjo na jep një vend domethënës në gjirin e Aleancës së NATO-s. Ka disa vende që për shumë arsye nuk mund ta marrin këtë rol që ka marrë Shqipëria sepse ndodhen në një moment delikat. Janë më afër kufirit me Rusinë. Pozicionimi i Shqipërisë është shumë i qartë. Komuniteti shqiptar që jeton në Ukrainë ka mbajtur përsipër të mbajë anën e Ukrainës. Pak muaj më parë dy shqiptaro-ukrainas dhanë jetën e tyre në luftime dhe në ceremoninë e varrimit ata u varrosën duke pasur flamurin shqiptar dhe flamurin ukrainas.

Mendoni se Shqipëria ka mundësinë të prodhojë armë në sasinë që i duhen Ukrainës? Mendoni se kjo situatë na vendos në rrezik në marrëdhënien tonë që kemi me Rusinë?

Përderisa jemi anëtar të NATO-s, nëse preket një anëtar i NATO-s, Shqipëria është e rrezikuar. Që në atë moment që preket një vend anëtar i NATO-s, ushtarakët shqiptarë së bashku me ata të NATO-s do të shkojnë ti gjenden në krah vendit që preket. Forca e një alliance është e barabartë me forcën e pikes më të dobët të Aleancës.

Si i vlerësoni mesazhet e Zelenskit dhe komentin e tij për Putinin që e cilësoi si një Hitler të dytë?

Rusia po kërcënon gjithë rendin ndërkombëtar. Në qoftë se Kina kërkon një ndryshim të rregullave globalë por përmes negociatave me karakter ekonomik, Rusia po kërkon ta bëjë këtë me forcën e armëve që është shembulli më i keq që është dhënë pas Luftës së Dytë së Ftohtë.

Si e vlerësoni pozitën e Shqipërisë në situatën e saj gjeopolitike dhe në raport me aleatët e saj?

Po mbajmë një qëndrim shumë të qartë në lidhje me marrëdhënien tonë shumë të veccantë me Perëndimin, Në Shqipëri për fat të mirë nuk ka, të paktën hapur, parti politike që ndjekin politikat filo ruse dhe mendoj se Shqipëria është duke bërë realitet ëndërrën më të keqe të Milosheviccit i cili në biseat konfidenciale që kishte me ambasadorin amerikan në atë kohë, që i ka ruajtur në kujtimet e tij, thoshte se “plani i Amerikës sipas tij ishte që Shqipëria të kthehej në një aeroplan-mbajtëse të Perëndimit”. E vërtetë është, po ndodh.

Mendoni se Shqipëria po luan pak me zjarrin duke qenë një vend kaq i vogël dhe duke marrë përsipër për të bërë një rol më të madh?

E gjithë jeta njerëzore është një balancë vendimmarrjesh ku rreziku është i natyrshëm që nga lindja deri ditën kur na përcjellin të afërmit. Mendoj që jemi në kuadrin e fillimit të një kapitulli të ri “Luftë e ftohtë” apo “luftë e përzjerë” ku e ‘ftohta’ dhe e ‘ngrohta’ nuk kanë kufij të qartë.

Mendoni se Shqipëria rritet me këtë rol të ndërmarrë?

Nuk mendoj se forca e Ukrainës do të diskutohej mbi bazën e një vendimmarrje të thjeshtë Shqipërisë. Vendimmarrja e Shqipërisë është brenda një koordinimi dhe brenda një skeme e cila nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë. Kjo është arsyeja që po flas me fjali të shkurtra dhe nuk dua të nxis ndonjë panik të tepërt. Shqipëria ka marrë një rol të qartë gjeopolitik, është një nga lëvizjet më të forta gjeopolitike që ne kemi bërë së fundmi si vend dhe kjo na nderon dhe jo të na krijojë ndonjë rrezik të tepërt. Ne edhe pa e ndërmarrë këtë lëvizje gjeopolitike kemi qenë një vend në krah të fqinjit tonë më të rëndësishëm të historisë snoë kombëtare që është Kosova, e cila ka përballë një bazë ruse që është në Nish dhe që nuk është bazë për mbrojtjen civile por është bazë e një natyre krejtësisht tjetër. Kjo dhe arsye të tjera i bëjnë Shqipërinë dhe shqiptarët që të jenë shumë të vëmendshëm dhe mendoj se vendimmarrja që u bë e dukshme në samitin ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Zelenski na jep një cilësi të re gjeopolitike të cilën mendoj që deri para disa muajsh nuk e kishim.

pandeli majko