Politike 2 Mars 2024, 10:57

"Zero investime në dy muaj", Tabaku denoncon: Qytetarët paguajnë, qeveria fut paratë në xhep!

Shkruar nga Pamfleti

"Zero investime në dy muaj", Tabaku denoncon: Qytetarët

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se qeveria nuk ka bërë asnjë investim në dy muajt e fundit në asnjë sektor.

Ajo shprehet se qeveria nuk ka bërë asgjë më shumë se vetëm ka paguar pagat në këto dy muaj të para të këtij viti.

Sipas saj, qeveria nuk ka shpenzuar asnjë para në arsim, shëndetësi apo infrastrukturë.

“Qytetarët paguajnë, ndërsa politika nuk e kthen mbrapsht! Qytetarët paguajnë, politika e mban në xhep! Qytetarët paguajnë taksa të rritura, qeveria përsëri nuk e ndjek me investime”, tha deputetja e PD.

0 lekë ka shpenzuar shteti për investime në çdo sektor. 0! Kjo është bilanci i dy muajve i janarit dhe i shkurtit.

Të gjithë i dëgjuam deklaratat bombastike që viti i kaluar ka sjellë më shumë të ardhura se çdo vit tjetër 6 miliardë.

12.6% më shumë se viti i mëparshëm. Të ardhura që kanë ardhur nga rritja e çmimeve nga taksat, të ardhurat që kanë ardhur nga profesionet e lira , nga bizneset por ku kanë shkuar këto sepse praktikisht gjatë janarit e shkurtit nuk është bërë asgjë tjetër përveçse janë paguar pagat.

Shteti ka funksionuar për të paguar pagat. 0 lekë në arsim, 0 lekë në shëndetësi, 0 lekë në infrastrukturë. Është arritur rekord i jashtëzakonshëm me 0 dhe buxheti i shtetit që nis një precedent të tillë me 0 tregon pikërisht arrogancën, shterpësinë e mendimit, tregon pikërisht dhe faktin që sot qeveria shqiptare nuk po prodhon asgjë.

Ju paguani, politika nuk e kthen mbrapsht! Qytetarët paguajnë, politika e mban në xhep! Qytetarët paguajnë taksa të rritura, qeveria përsëri nuk e ndjek me investime. Ky është bilanci i dy muajve të parë të viti”, shkruan Tabaku në Facebook.