Politike13 Prill 2023, 11:41

“Joridën dhe Bardhin i kemi marrë ne”, Tabaku përplaset me Majkon në Kuvend: Turp, unë as jam shitur dhe as jam blerë

Shkruar nga Pamfleti
“Joridën dhe Bardhin i kemi marrë ne”, Tabaku
Deputetja e PD, Jorida Tabaku dhe depueti i PS, Pandeli Majko

Në fjalën e tij në Kuvend, Pandeli Majko është shprehur se seancë plenare nuk duhet të kthehet në një fushatë elektorale.

Gjithashtu Majko ka ironizuar opozitën, duke cituar deklaratat e bëra më herët nga kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj se opozita është pastruar nga servilët dhe se kanë kaluar në anën e PS.

”Ritheksoj se kërkesa e një grupi deputetësh për të rishikuar disa shqetësime të grupeve të interesit, kjo më duket shumë e bazuar dhe nuk mendoj se sot në parlament duhet të bëhet një fushatë e çuditshme elektorale. Përse thoni që ne po ndryshojmë programin dhe rendin e ditës ftoj zotin Leskaj të reagojë. Sot përfaqësuesi i partisë komuniste përfaqësohet nga partia juaj, citoj kryetarin tuaj që ka thënë se sot PD është pastruar nga servilët dhe i ka marrë PS, pra zonjën Jorida dhe Bardhin i kemi marrë ne?”, tha Majko.

Ndërkohë, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka replikuar me Majkon, ndërsa theksoi se është turp që përmenden emra kolegësh në sallë. Ajo tha se kjo gjë nuk duhet të ndodhte edhe për shkak të eksperiencës dhe moshës.

“Ligjet në parlament vijnë me porosi, siç ishte taksa për hirrën e qumështit që prekte prodhuesit e qumështit, për të ndihmuar disa kompani. Ka muaj që diskutohet në Komisionin e Ekonomisë. Lejet zotit Shalsi vijmë apo nuk vijmë në Komision, nuk i marrim sot. Zotit Majko i drejtohem me respekt për moshën dhe eksperiencën. Por kur mosha dhe eksperienca keqpërdoren dhe përdoren emrat e kolegëve tanë, kjo është e turpshme. Mes jush turp është që përdorni debatin e PD në këtë Kuvend. S’ka nevojë që të them unë se sa punë bëj apo se kush është i shitur apo i blerë. Herë tjetër respekt për moshën dhe eksperiencën, kur përdor emra të kolegëve në Parlament.”, tha Tabaku.

majko tabaku