
Dashamir Shehi ka folur lidhur me sesionin e ri politik, i cili pritet në nisë në ditët në vijim. Gjithashtu, qeveria Rama do të prezantojë emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Shehi u shpreh se nuk ka asnjë kuriozitet për emrat e qeverisë së re, pasi sipas tij ajo drejtohet vetëm nga Rama. Ai shtoi se pret më shumë nga opozita dhe elementët e rinj që kanë hyrë në parlament.
“Pres që kjo legjislaturë të rregullojë ca punë. Parlamenti duhet të bëjë detyrat e tij. Uroj që këta që kanë hyrë ta marrin seriozisht këtë punë, që mos e quajnë si objektiv provizor por si një angazhim. Ata që i kanë zgjedhur presin që çfarë do të bëhet me Shqipërinë që nuk janë pak probleme. Parlamenti duhet të bëjë dhe reformat politike pasi situata është agravuar jemi një formë limbo.
Asnjëherë nuk identifikohet kur është problemi real. Opozita të shtyjë qeverinë që të bëjë reformat. Qeveria është e zgjedhur. Kryeministri është qeveria në Shqipëri. Unë nuk besoj se do të ketë ndonjë kuriozitet. Do të jetë më autoritar, pasi këta i ka zgjedhur vetë. Unë kam shpresë te opozita, te të rinjtë që kanë hyrë”, tha Shehi për “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje