
Një incident i rëndë ndodhi në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku si pasojë u dëmtuan edhe xhamat e zyrës elektorale të PSD-së e drejtuar nga Tom Doshi.
Policia ka shpallur në kërkim dy persona lidhur me ngjarjen, ndërsa PSD në një reagim për mediat shprehet se nuk ka lidhje me atë se çfarë ka ndodhur.
Në një reagim zyrtar, PSD thekson se sherri nuk ka asnjë lidhje me ambientin apo aktivitetin e tyre politik.
“Ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën ‘Ali Demi’ nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate. Asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë,” thuhet në reagimin e PSD.
Partia e drejtuar nga Tom Doshi ka dënuar gjithashtu çdo akt dhune dhe ka bërë thirrje që institucionet kompetente të zbardhin plotësisht rrethanat e incidentit, i cili vijon të jetë nën hetim nga autoritetet.
Lini një Përgjigje