TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2023, 17:41

“Kanë hall burgu”, Alibeaj: Rama, Meta e Berisha janë bashkë, SPAK i ka futur në panik

Shkruar nga Pamfleti

“Kanë hall burgu”, Alibeaj: Rama, Meta e Berisha janë

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka shpërthyer në sulme të forta ndaj Metës, Ramës dhe Berishës. Sipas tij, ata të tre janë bashkë dhe kanë hall burgu.

Alibeaj ishte në Vlorë sot dhe deklaroi se treshja që mban peng vendin ka frikë nga SPAK. Sipas tij, si Rama, ashtu dhe Meta me Berishën rrinë me ankth se do ju vijë thirrje nga drejtësia e re. Alibeaj deklaroi se ky është dhe halli që i ka bërë bashkë.

Meta është dhe Rama, hallexhiu në qeveri. Ka një hallexhi në qeveri ka dhe 2 hallexhinj në opozitë. Kanë hallin e përbashkët nga drejtësia. Gjatë gjithë kësaj kohe sa herë kemi qenë dëshmitarë në parlament e kemi pasur seancat tona e vetmja gjë që diskutohet është kjo. Kush do thirret këtë javë në SPAK. Do thirret Ahmetaj, apo Belinda Balluku. Kur do thirret Edi Rama për çështjen  e MC Gonigal nga një anë dhe nga ana tjetër kur do thirret Ilir Meta, personi Z, ML dhe personi Y që Rama shantazhon Sali Berishën mes parlamentit dhe ky e mbyll gojën. Dhe shih cfarë pozite dhe opozite të korruptuar kemi ne. Frika e tyre e vetme është se kur SPAK do t’i thërrasë. Kjo është simptoma që sot ka politika e vjetër, dinozaurët e politikës shqiptare 33 vjeçare”, tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Sali Berishën se po mban peng selinë e PD, duke e kthyer në një seli skllavërie. Sipas tij, ai po çon votat e demokratëve te Ilir Meta.

Sali Berisha e ka zaptuar selinë e Partisë Demokratike, ia pranuam dhe këtë, për hir të nevojës së demokratëve për të dalë të bashkuar në zgjedhje. Por Sali Berisha nuk jep, ai di vetëm të marrë. Demokratët i kanë dhënë shumë, i kanë dhënë tepër, e kanë bërë dy herë president, e kanë bërë dy herë kryeministër. Në këmbim, Sali Berisha ua refuzoi demokratëve me qëndrimin e tij, mundësinë për të marrë pushtetin në të paktën gjysmën e bashkive të vendit dhe duke çuar kështu Partinë Demokratike të bashkuar. Të bashkohej rreth kandidatëve unik në zgjedhje. Duket pra, Sali Berisha nuk jep, vetëm merr. Ai kërkon t’i marrë me vete të gjithë demokratët dhe t’i çojë nën sqetullën e hallexhiut tjetër Ilir Metaj. Për t’i çuar demokratët tek shtëpia e skllavërisë. Ajo atje është shtëpia e skllavërisë.  Unë pyes, përse? Sepse hallexhinjtë janë bërë bashkë për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe Amerika”, tha ai.

Sipas Alibeajt, Berisha është pengesë për të shkruar drejt Perëndimit. Ai deklaroi se me të nuk mund të ketë Euroatlantizëm. 

Do të shkojnë në lindje apo në perëndim. A duan ta sakrifikojnë partinë për kryetarin, apo ta mbajnë pa atë ish-kryetarin, liderin historik dhe ta sjellin PD në qeverisje. A duan Berishizmin apo euroatlantizmin. Unë di fare mire, se si ka qene PD këtu 10-12 vite më parë se ka qenë i deleguar dhe shoh vetëm fytyra të reja, njerëz të rinj që duan Vlorën që janë patriot. E kuptojnë që ndarja është e madhe. Duam Euroatlantizmin sepse duam Shqipërinë, duam të ardhmen, perëndimin, duam Vlorën, duam familjet tona. Kjo është ndarja madhe që kemi bërë sot. Ndaj miq doja të ju falenderoja nga zemra për këtë pritje, por mbi të gjitha për entuziazmin dhe frymën e re që i ka munguar PD”, tha ai.

meta alibeaj rama berisha

Lini një Përgjigje