TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2023, 09:45

Kaos në Kuvend, deputetët e opozitës grumbullojnë karriget në mes të sallës

Shkruar nga Pamfleti

Kaos në Kuvend, deputetët e opozitës grumbullojnë karriget

Karriget e ligjvënësve janë përmbysur dhe grumbulluar në mes të sallës, përpara foltores.

Deputetë e opozitës kanë krijuar sërish kaos në sallën e Kuvendit. Karriget e ligjvënësve janë përmbysur dhe grumbulluar në mes të sallës, përpara foltores.

Ndërkohë gardistët, të cilët, janë përplasur me deputetët e opozitës janë vendosur gardh tek foltorja dhe korridori i sallës së Kuvendit.

“Komisionet janë ushtrim i sovranitetit të qytetarëve, Rama nuk mund të pranojë komisionet, se do të nxjerrë në pah se sarajet e Surrelit janë bërë mbi korrupsionin 5 mijë metra tokë janë marrë në shkelje flagrante të ligjit.

Rama nuk mund të pranojë të hetohet, pasi në dy vite me 140 udhëtimet e tij ka grabitur nga thesari 22 milion euro. Këta nuk janë me deputetë, shiko si rrinë, si kukulla”, tha Berisha në një video live në Facebook.

kaos në kuvend

Lini një Përgjigje