Politike 4 Dhjetor 2023, 21:02

Kaosi në Kuvend, habit Spaho: Aksioni i opozitës nuk është bojkot, por grusht shteti!

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, habit Spaho: Aksioni i opozitës nuk është
Deputeti demokrat, Edmond Spaho, e ka quajtur kaosin e krijuar nga opozita në Kuvend prej muajsh tashmë, një grusht shteti.

Në një intervistë për emisionin ‘Debat’ në A2 CNN, ai u shpreh se për këtë situatë kanë reaguar këtë herë edhe ndërkombëtarët, të cilët sipas tij, kanë qenë të ftohtë gjatë kohëve të fundit me opozitën.

Sipas Spahos, në raportin e publikuar së fundmi, respektimi i të drejtave të opozitës janë kushte bazë për integrim në BE.

Ne jemi të shtyrë në një situatë të tillë nga qëndrimet e mazhorancës, e cila na mohon të drejtat kushtetuese si opozitë. Nëpërmjet komisioneve hetimore ne ushtrojmë funksionin tonë si opozitë. Pasi ka kapur të gjitha pushtet, Rama po tenton të kapë edhe opozitën. Ky është një grusht shteti real. Ne do të reagojmë, nuk pranojmë të mbetemi opozitë fasadë. Ndërkombëtarët kanë qenë të ftohtë për arsyet e opozitës. Megjithatë, këtë herë reaguan të gjithë ndërkombëtarët në Tiranë, por edhe në Bruksel.

Në raportin e publikuar së fundmi, respektimi i të drejtave të opozitës janë kushte bazë për integrim në BE. Edhe faktori ndërkombëtar që ka qenë i ftohtë me opozitën, filloi të reagojë sepse e shikon që po shkelen të drejtat e opozitës. Pavarësisht se ata i miratojnë ato ligje, si për opinionin e brendshëm dhe ata janë, tregohet se ky parlament nuk është funksional. Në Reuters ishin botuar fotografitë e situatës në Parlament. Kjo është një situatë që nuk na nderon dhe mazhoranca duhet t’i thërresë arsyes dhe të plotësojë kërkesat”, tha Spaho.

spaho opozita grusht shteti