Politike29 Shkurt 2024, 16:01

Veniten planet e Athinës për të bllokuar integrimin e Shqipërisë, BE rezolutë për të hequr veton në procesin e zgjerimit

Shkruar nga Pamfleti
Veniten planet e Athinës për të bllokuar integrimin e
Beleri-Mitsotakis

Kjo rezolutë duket se është në favor të Shqipërisë. Athina aktualisht ka bllokuar hapjen e kapitujve të integrimit duke vendosur veton...

Veniten planet e Greqisë për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE. Athina ka paralajmëruar se do të vendosë veto nëse dënohet Fredi Beleri, por Parlamenti Europian ka hedhur sot një hap të rëndësishëm për ta hequr fare mundësinë e vetove kur vjen puna te zgjerimi.

PE ka miratuar të enjten një rezolutë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, përmes së cilës kërkoi që ky proces të bëhet më efikas, përfshirë duke e hequr përdorimin e vetos për vendet anëtare.

Rezoluta u mbështet nga 305 deputetë, ndërsa 157 deputetë votuan kundër dhe 71 abstenuan.

Bashkimi Evropian, aktualisht, për secilin vendim në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë, ku hyn edhe procesi i zgjerimit, duhet të gjejë konsensus. Kjo ka bërë që shpesh vendimet të bllokohen nga ndonjë shtet anëtar përmes vetos, edhe kur të gjitha tjerat ishin në favor.

Por kjo rezolutë duket se është në favor të Shqipërisë. Athina aktualisht ka bllokuar hapjen e kapitujve të integrimit duke vendosur veton, teksa ka paralajmëruar se këtë gjë do të bëjë dhe në vijim. Krisja u pa dhe sot apo dje në dy samitet e mbajtura në Tiranë, të cilat u bojkotuan nga kryeministri grek. Mbetet të shihet sa do zbatohet rezoluta edhe nëse drejtuesit e BE do ndërmarrin një hap final për ta hequr veton.