Politike25 Mars 2023, 19:08

Berisha u rikthehet sulmeve ndaj drejtësisë: Është kthyer në seksion të kapur nga Rama

Shkruar nga Pamfleti

Berisha u rikthehet sulmeve ndaj drejtësisë: Është kthyer

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me sulmet e kërcënimet ndaj qeverisë dhe drejtësisë.

Ai ka  prezantuar ditën e sotme kandidatin e tij për bashkinë Kurbin, Behar Haxhiu. Në fjalën e tij, Berisha u ndal të fliste për drejtësinë në Shqipëri ku u shpreh se nuk ka drejtësi, por një seksion të saj përzgjedhur nga Edi Rama.

Vij sot me një ndjenjë kënaqësie të veçantë, të paraqes si kandidat një qeveritar vendor të provuar, Behar Haxhinë. Njeriun që qeverisi i bindur ndaj qytetarëve që e votuan atë, për të zgjedhur hallet e komunës dhe qytetarëve te saj. Kësaj here vij më ballëlart se herët e kaluara sepse ai është kandidati që e zgjodhët ju me procesin e primarëve. Krahasoni pak, kandidatët tanë të lirisë kudo në Shqipëri me kandidatë të tjerë që kanë dy tipare: janë për arrestime dhe burgje se kanë vjedhur ditë e natë. Së dyti janë që të gjithë klonime të Edi Ramës. Edi Rama ka përqendruar në duart e vet atë gjitha pushtetet. Në këto 8 vite Shqipëria ka pësuar një rrokullisje, varfërim në rritje, mungesë të plotë rendi, shkatërrim të institucioneve. Shqipëria sot nuk ka drejtësi, po një seksion të saj përzgjedhur nga Edi Rama. Në 8 vite u larguan nga Shqipëria më shumë se 1/3 e banorëve, këto vite kanë ikur gjysma e mjekëve. Sot me mjek për frymë jemi në kushtet e viteve 60. Sot arsimtarët kanë braktisur arsimin, policët kanë dhënë dorëheqjen, kjo sepse me rrogat që ata marrin nuk përballojnë dot jetën”, tha ai.

berisha drejtesia rama