TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Janar 2026, 19:18

"Koha e maskave po mbaron", Vokshi për arrestimin e Maduros: Propaganda u shemb!

Shkruar nga Pamfleti

"Koha e maskave po mbaron", Vokshi për arrestimin e Maduros:

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur lidhur me arrestimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro nga SHBA.

Ajo u shpreh se e rëndësishme është qëndrueshmëria e vlerave demokratike. Deputetja e PD thekson se demokracia nuk ka standarde të dyfishta dhe se koha e maskave po mbaron.

"Kur propaganda shembet dhe e vërteta del në dritë. Autokratët njihen mes tyre, mbrohen mes tyre dhe bien njësoj.

Demokracia nuk ka standarde të dyfishta: ose je me lirinë, ose kundër saj. Koha e maskave po mbaron", shkruan Vokshi në Facebook.

2 Komente

  1. s
    studio

    kjo eshte pjese e maskarenjeve majtas dhe djathtas dhe pjelle e maskarenjve

    Lini një Përgjigje