Komisioni për Reformën Territoriale u mblodh sot për të vijuar shqyrtimin e ndryshimeve të parashikuara në kuadër të procesit të reformës.
Bashkëkryetari i komisionit, Damian Gjiknuri, deklaroi se institucionet duhet të përmbushin detyrimet e përcaktuara nga Komisioni Europian. Ai theksoi se mazhoranca i ka votat e nevojshme për miratimin e ligjit, por synon ta çojë përpara procesin në bashkëpunim me opozitën.
Sipas tij, edhe pse projektligji kërkon 71 vota dhe Partia Socialiste i disponon ato, mazhoranca kërkon ta trajtojë çështjen me marrëveshje politike. Gjiknuri shtoi se komisioni do të garantojë transparencë për fondet për të gjitha partitë, duke e konsideruar këtë element të domosdoshëm në funksion të garës politike.
“Detyrat që na ka dhënë Komisioni Evropian duhet të plotësohen. Pavarësisht se drafti i partive politike, kërkon 71 vota, mazhornca e ka thënë në fjalën e saj se këtë ligj, duam ta trajtojmë në mënyrë konsensuale. Do të bëhet transparenca për fondet për të gjitha partitë. Përtej tensioneve politike, kjo gjë është e nevojshme, pasi do të ketë garë mes partive.”, tha ai.
Mbledhja u zhvillua në një klimë tensioni politik, ndërsa palët pritet të vijojnë diskutimet për draftin në ditët në vijim.
Lini një Përgjigje