Politike16 Tetor 2023, 19:00

Konferenca përmbyllëse e Samitit, Von der Leyen: Të dyfishojmë ekonominë e Ballkanit Perëndimor, t’u japim ritëm reformave të BE

Shkruar nga Pamfleti

Konferenca përmbyllëse e Samitit, Von der Leyen: Të

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka mbajtur fjalën e saj gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Gjatë fjalës së saj, Von der Leyen u shpreh se duhet të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë e Ballkanit Perëndimor, si dhe t’u japim ritëm reformave të BE-së.

Ajo ka theksuar se këto reforma do të afrojnë Ballkanin Perëndimor drejt anëtarësimit dhe do ta bëjnë edhe më tërheqës për investitorët europianë.

“Për t’ju dhënë disa shembuj siç është pagimi pa para në dorë, roaming, energji elektrike, për të përmendur disa. Ndërsa, fasha e dytë Ballkani Perëndimor duhet të plotësojë tregun e përbashkët rajonal. Prandaj duhet ta përfshijmë ballkanin drejt tregut të përbashkët në 7 pika të rëndësishme. Duhet që Be të plotësojë atë që është tregu i përbashkët rajonal. Duhet që vendet e BE të hapen fillimisht ndaj njëri-tjetrit dhe të hapen plotësisht sa i përket ekonomisë. Të rrisim dhe të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë për Ballkanin Perëndimor.

Nëse do ta realizonit këtë gjë, do të rriste GDP me 10% të Ballkanit Perëndimor. E treta, nëse duam të japim akses në tregun singular patjetër që duhet të ketë standarde të njëjta dhe reforma të nevojshme. Këto reforma do të afrojnë Ballkanin Perëndimor drejt anëtarësimit dhe këto reforma do ta bëjnë dhe më tërheqës për investitorët europiane. Do ta bëjë ekonominë reskpektive që është shumë e rëndësishme, të konvertueshme. Kemi një situatë ku vendet e Ballkanit Perëndimor janë 25 % e ekonomisë dhe kemi shumë punë për të bërë.

Njerëzit e Ballkanit Perëndimor duhet të hapen me njëri tjetrin dhe nëse doni akses me Bashkimin Europian duhet të jeni në të njëjtin nivel. Faleminderit përsëri, ishte një samit shumë me vlerë. Ne duam të ecim përpara dhe të ecim shpejt", tha Von Der Leyen.

 

von der leyen ekonomi ballkani perendimor reforma be