Politike13 Maj 2023, 21:43

KQZ urdhër policisë dhe partive: Hiqni materialet propagandistike pranë KZAZ-ve dhe qendrave të votimit

Shkruar nga Pamfleti

KQZ urdhër policisë dhe partive: Hiqni materialet propagandistike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar policinë që të heqë menjëherë materialet propagandistike pranë qendrave të votimit. Sipas një urdhri të firmosur nga Ilirian Celibashi, duhet hiqen të gjitha materialet dhe ekranet LED që janë më pranë se 300 metra nga selitë e QV-ve, KZAZ-ve dhe VNV-ve.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 19, pikat 1, shkronjat “dh”, “f”, “n”, dhe 2, si dhe të udhëzimit nr. 6, datë 23.03.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”,

V E N D O S:

1. Heqjen e menjëhershme të të gjitha materialeve propagandistike të subjekteve zgjedhore nga të gjitha ekranet LED Wall në distancë më të vogël se 300 metra nga selitë e QV-ve, KZAZ-ve dhe VNV-ve.

2. Ngarkohen subjektet zgjedhore, Policia e Shtetit dhe policitë bashkiake për zbatimin e këtij vendimi.

3. Ky vendim do ju njoftohet subjekteve zgjedhore, Policisë së Shtetit si dhe Policive Bashkiake nëpërmjet postës elektronike.

4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

kqz flamujt