Publikohet fotoja e Fredi Belerit brenda në gjykatë. Ai u njoh sot me masën e sigurisë dhe gjykata e Vlorës e la atë në burg, teksa dosja i kaloi për kompetencë SPAK-ut. Në foton e mësipërme, Beleri shihet në kafazin e gjykatës, aty ku qëndrojnë të burgosurit.
Beleri akuzohet se ka dhënë për para për vota. Policia dhe prokuroria pretendojnë se kanë prova flagrante për të. Ndërkohë arrestimi i tij ka tërbuar Greqinë. Athina prej dy ditësh ka reaguar ashpër me kërcënime dhe sulme, duke ndërhyrë hapur në punët e vendit tonë.