
Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar për arrestimin e Fredi Belerit në Himarë, duke sulmuar ashpër Sali Berishën. Ai ka hequr nja paralele të qëndrimeve të Berishës përballë Greqisë dhe përballë SHBA. Sipas tij, Berisha është me dy fytyra, pasi hiqet si atdhetar por shet detin dhe mbron Fredi Belerin.
“Berisha kundër Amerikës hiqet si sovran, por para Greqisë heq brekët. Kur ndërhyn qeveria amerikane thotë e bleu Sorosi. Kur ndërhyn qeveria greke bën aleancë kundër Shqipërisë. Ambasadoren amerikane e quan lavire. Ambasadorin grek e quan partner. Ambasadorin anglez e quan të korruptuar. Fred Belerin e quan hero dhe kryetar Bashkie. Thotë që shpëtova Kosovën nga ndarja me Serbinë. Por fal detin Athinës dhe ndan Himarën me Greqinë”, shkruan Spahiu.
Fredi Beleri u arrestua për blerje votash në Himarë. Sot gjykata e la në arrest me burg, ndërkohë që Berisha ka dalë në mbrojtje të tij.
Lini një Përgjigje