TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2023, 18:02

Arrestimi i Belerit, reagon Celibashi: Vijon të jetë në garë, përjashtimi ndodh vetëm nëse dënohet me vendim të formës së prerë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Belerit, reagon Celibashi: Vijon të jetë në

Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka folur për procesin zgjedhor, por dhe për arrestimin e Fredi Belerit.

Celibashi deklaroi se çdo gjë është përgatitur nga ana e KQZ-së për procesin zgjedhor, ndërsa tregoi se ka pasur problematika me komisionet e qendrave të votimit për shkak të tërheqjeve apo dokumentacionit jo të plotë të paraqitur.

Sa i takon Belerit, Celibashi shtoi se gjërat mund të ndryshojnë në lidhje me kandidimin e tij vetëm nëse ai dënohet me një vendim të formës së prerë për një vepër penale që nuk lejon kandidimin nga ligji i dekriminalizimit.

Arrestimi i Belerit nuk është aspak një gjë që shkon për mirë. Nuk kam koment pasi kjo lidhet me organet e drejtësisë, por nga pikëpamjet e ligjit ai mbetet kandidat dhe votuesit mund ta votojnë nëse duan. Ai nuk është i ndaluar nga gara edhe pse nuk është fizikisht aty. Gjërat ndryshojnë vetëm nëse ai dënohet me vendim të formës së prerë për një vepër penale që nuk lejohet të kandidosh nga ligji i dekriminalizimit.

Ne nuk mund të identifikojmë se kush ka votuar për kë subjekt zgjedhor, fshehtësia e votës është e sigurt 100%. Ne kemi punuar dhe besojmë se do kemi të njëjtën kohë të shpalljes së rezultateve si në vitin 2021, brenda 48 orëve pas mbylljes së votimeve.

Vendimi për të mos regjistruar PD-në si subjekt zgjedhor ishte vendim i vështirë për peshën që mban, por në pikëpamje të ligjit dhe vlerësimit në raport me të mendoj se nuk ishte e vështirë dhe ishte e qartë për mua vendimi që duhej marrë. Njëra prej palëve nuk ishte e kënaqur por kjo nuk e bën vendimin të marrë bazuar mbi interesa politike”, u shpreh Celibashi.

celibashi beleri

Lini një Përgjigje