TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2026, 14:29

Kritika e Spiropalit për arrogancën në PS, Kumbaro: Nuk iu përgjigjem opinioneve, vetëm fakteve! 

Shkruar nga Pamfleti
Kritika e Spiropalit për arrogancën në PS, Kumbaro: Nuk iu
Elisa Spiropali dhe Mirela Kumbaro

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u pyet nga gazetarët për kritikat e bëra nga Elisa Spiropali.

Ajo zgjodhi të mos komentojë drejtpërdrejt deklaratat, duke theksuar se vlerësimi duhet të bazohet te faktet dhe puna konkrete. Kumbaro u ndal te procesi i integrimit europian, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet në një fazë më të avancuar se më parë.

“Ju më kërkoni të jap opinion mbi opinionet. Unë po ju jap opinion me fakte. Unë i përkas brezit që bëri përmbysjen me sloganin ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Unë kam përgjegjësinë e jashtëzakonshme që t’i përkas brezit që tani është shumë afër dhe ka përgjegjësinë politike për ta çuar Shqipërinë në Europë. Kjo matet pikërisht me një punë që qeveria, prej tre mandatesh e pak e bën në mënyrë të matshme. Sloganet dhe dëshirat nuk mjaftojnë. Kjo matet me centimetra, punë dhe dokumentacione dhe unë sapo ju dhashë provën se një ndër këto dokumentacionet është një nga këto vendime që miratuam sot. Monitorim i matshëm që monitorohet jo vetëm nga organet e shtetit shqiptar që e kanë për detyrë, por çdo akt ligjor apo nënligjor kalojnë së pari në filtrin e Komisionit Europian”, tha Kumbaro.

Ndërkohë, Elisa Spiropali, në një reagim të bërë një ditë më parë në rrjetet sociale, ngriti shqetësime për situatën brenda Partisë Socialiste. Ajo përmendi mungesën e hapësirës për debat dhe një klimë që, sipas saj, ndikon në vetëcensurë dhe kufizon lirinë e shprehjes në praktikë.

Në të njëjtin reagim, ish-ministrja e Jashtme e lidhi këtë situatë me një model më të gjerë në politikë dhe shoqëri. Sipas saj, po konsolidohet një qasje ku sjelljet arrogante dhe abuzimi normalizohen, ndërsa bindja vlerësohet më shumë se merita.

Spiropali ishte në qendër të debateve dhe përplasjeve me Edi Ramën në mbledhjen e PS të realizuar disa ditë më parë, e cila mori vëmendjen e publikut dhe mediave.

 

mirela kumbaro elisa spiropali

Lini një Përgjigje