TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2026, 14:06

Nga nafta te ushqimet, Berisha: Tregu në duart e oligarkëve, qytetarët vuajnë pasojat

Shkruar nga Pamfleti

Nga nafta te ushqimet, Berisha: Tregu në duart e oligarkëve,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur shqetësimin për rolin e oligopoleve në ekonominë shqiptare, duke i cilësuar ato si pengesën kryesore për funksionimin e tregut dhe mirëqenien e qytetarëve.

Gjatë një takimi me deputetët demokratë, Berisha theksoi se fenomeni nuk kufizohet vetëm në një sektor, por është i përhapur në disa tregje kryesore në vend.

“Sot, problemi më madhor i ekonomisë së tregut dhe qytetarëve shqiptarë, janë oligopolet”, deklaroi ai.

Sipas tij, ndërsa shpesh vëmendja është përqendruar te tregu i hidrokarbureve, struktura të ngjashme ekzistojnë edhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë.

“Gjatë këtyre javëve, me të drejtë, jemi ndalur tek oligopoli i hidrokarbureve, i naftës. Por, në tregun shqiptar nuk është ky i vetmi oligopol. Oligopol në tregun shqiptar është edhe kafshata. Oligopol është sheqeri. Është mishi”, u shpreh Berisha.

Ai i cilësoi oligopolet si struktura të mëdha që dominojnë tregun, duke kufizuar konkurrencën.

“Oligopolet pra janë mamuthët e tregut. Nuk janë fenomen shqiptar, ose nuk janë vetëm shqiptar. Jo. Janë pothuaj pantotenikë. Duhet pranuar”, tha kryedemokrati.

Sipas Berishës, roli i shtetit duhet të jetë mbrojtja e qytetarëve nga abuzimet që mund të lindin nga marrëveshjet mes kompanive.

“Por ndaj oligopoleve, shteti ligjor i garanton mbrojtje qytetarit nga abuzimi potencial i marrëveshjeve të fshehta midis anëtarëve të oligopoleve”, theksoi ai.

Kreu i PD ngriti pikëpyetje mbi funksionimin e tregut dhe rolin e licencave, duke sugjeruar se ato mund të përdoren për të kufizuar konkurrencën.

“Por, këto licenca a shërbejnë këto për të rregulluar tregun apo në marrëveshje të fshehtë asgjësojnë konkurrencën?”, u shpreh ai.

Në përfundim, Berisha akuzoi se aktiviteti i oligopoleve në Shqipëri ka ndikim negativ për qytetarët dhe ekonominë.

“Oligopolet në Shqipëri nga një analizë arrijnë një veprimtari antitreg, antiqytetar”, deklaroi ai.

sali berisha pd oligopole

Lini një Përgjigje