TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2023, 14:49

Kuvendi votoi ndryshimet në qeveri, Bardhi: S'kanë rëndësi emrat, korrupsioni mbetet i njëjtë

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi votoi ndryshimet në qeveri, Bardhi: S'kanë
Gazment Bardhi

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas senacës plenare në Kuvend që votoi miratimin dhe shkarkimin e ministrave.

Ai theksoi se Rama i cili propozoi emërimet dhe shkarkimet nuk ishte i pranishëm në seancë. Mes tjerash ai nënvizoi se nuk ka rëndësi se kush janë ministrat e rinj, pasi kushdo që të jetë sipas tij do të mbrojnë korrupsionin e Ramës.

"Sa pari do të dua të ndajë shqetësimin me ju që edhe pse sot u formatua gjysma e kabinitetit qeveritar nuk u lejua një debat mbi këto ndryhsime në qeveri. Nuk kemi asnjë shpjegim sepse në ditën e parë të shkollës, shkarkohet ministrha e arsimit dhe emërohet një tjetër. Nuk kemi asnjë sqarim se përse është shkarkuar ministrja e Jashtme në një kohë ku përpara kemi Samitin e Berlinit. Ajo që vihet re është se edhe kur propozimet e Kryeministrit vijnë për votim ai është i paaftë që të vijë dhe të mbrojë ndryshimet e veta në kabinetin qeveritar. Shqiptarët e kanë kuptuar se sa do makijazh që të bëjë Rama në kabinetin , vulën e korrupsionit që mban kjo qeveri nuk e heq dot. Nuk ka asnjë rëndësi së si quhen ministrat e rinj apo të vjetër të Ramës, ato njëlloj do të vazhdojnë të mbrojnë korrupsionin e Ramës. Problemi qëndron te Rama e jo te kabineti.", tha Bardhi për mediat.

 

gazment bardhi pd ministrat e reja

Lini një Përgjigje