TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2023, 19:41

Lefter Maliqi nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve: Mandati im u vodh nga bandat e Çuçit dhe Salillarit, do t'i denoncoj

Shkruar nga Pamfleti

Lefter Maliqi nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve: Mandati im u vodh nga bandat e

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka ngritur një denoncim ku thekson se mandati i tij u vodh nga bandat e ministrit Çuçi dhe oligarkut Salillari më 14 maj.

Në një deklaratë për mediat, Maliqi ka denoncuar sipas tij krimin elektoral që sipas tij u krye në KZAZ 64, duke akuzuar komisionerët e PS dhe punonjës të Policisë se i kanë vjedhur votat.

Lidhur me këtë pretendim, kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka bërë me dije se ka marrë avokat e po bën gati dosjen.

“Votat e mia shprehën vullnetin e lirë të qytetarëve të Kuçovës, pa dallim politik. Mandati im u vodh dhe u manipulua nga bandat e Çuçit dhe oligarkut Salillari. Mbrëmjen e numrit, komisionerët lanë KZAZ-në për 90 minuta vetëm, ku kutitë e votimit u ndërruan brenda ambienteve të KZAZ-së, që kishte lidhje me Qendrën Kulturore të bashkisë nëpërmjet një dere lidhëse nga pjesa e kutive.

Ne kemi verifikuar se vulat e kutive mungojnë dhe disa vula nuk korrespondojnë me vulën e KQZ-së. Po kështu, fletët e votimit në kuti nuk korrespondojnë me numrin e votuesve. Ne kemi grumbulluar të gjitha provat dhe do denoncojmë këtë krim elektoral në KQZ dhe SPAK, në mënyrë që kriminelët e votës së lirë të ndëshkohen dhe vullneti i popullit të vihet në vend”, ka thënë Maliqi.

lefter maliqi zgjedhje mandat cuci

Lini një Përgjigje