TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2024, 19:43

Lideri i opozitës i burgosur, Vokshi i kërkon llogari Bardhit: Përse nuk u raportua në Bruksel?

Shkruar nga Pamfleti

Lideri i opozitës i burgosur, Vokshi i kërkon llogari Bardhit:

Përplasjet brenda vetë opozitës janë shfaqur hapur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të demokratëve.

Ka qenë deputetja Albana Vokshi e cila i ka kërkuar “llogari” Gazment Bardhit se përse nuk kanë përfaqësi në delegacionin parlamentar shqiptar në Parlamentin Evropian.

Në diskutimet e zbardhura nga gazetari Osman Stafa, Bardhi thekson se ky grupim përfaqësohet nga deputetja Ina Zhupa, por ajo mungoi për arsye objektive.

Albana Vokshi: Përse Rithemelimi nuk ka përfaqësi në Bruksel, në mënyrë që në rezolutë të propozohej, që lideri i opozitës është i burgosur. Gjatë diskutimit atje duhet të ishte mbrojtur kjo temë, pasi atje ne kemi përfaqësues. Pse nuk e keni propozuar juve që në rezolutë të jetë edhe kjo pikë?

Gazment Bardhi: Juve keni Inën, dhe Ina nuk erdhi për arsyet e veta objektive. Nuk kemi ne ekskluzivitetin të propozojmë të tilla amendamente. Dhe e treta, ne s’mund të propozojmë amendamente për individë të veçantë. Atje flitet për çështje, kemi ngritur dhe përfshirë të gjitha çështjet që janë shqetësime të opozitës, përfshirë drejtësinë, dhe gjykoj se delegacioni ka arritur një sukses me bindjen që u kemi bërë eurdeputetëve për të mbështetur amendamentet tona.

albana vokshi gazment bardhi sali berisha

Lini një Përgjigje