Politike20 Qershor 2024, 12:34

“Lidhja e Prizrenit, një vepër otomane”: Lëvizja e radhës e erdoganistëve shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
“Lidhja e Prizrenit, një vepër otomane”: Lëvizja e
Foto: Jutta Benzenberg /

Neotomanët duan të kapen pas ndjesive antiperëndimore e t’i kthejnë në mekanizëm politik. Duke nisur nga sot, ku Erdogan ka risjellë në fushë Abdi Baletën si Ballabanin e ri të shqiptarëve otomanë…

Trupa e islamit politik në Shqipëri, e lidhur me Presidentin turk Erdogan, nuk po ndalon asnjë ditë. Duket qartë se kemi të bëjmë me një objektiv të rëndësishëm  për zgjedhjet e 2025-s.

Lëvizja e radhës, e grupimeve apo shoqatave neotomane të Tiranës, zhvillohet sonte, një aktivitet “studimor” por thellësisht politik, për të treguar se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nuk ishte gjë tjetër, veçse një mekanizëm i politikës ottomane.

“Lidhja e Prizrenit, një vepër otomane”: Lëvizja e

Media më e rëndësishme e këtij grupimi, ‘Mexhlis’, ka ditë që suporton tam-tamet e aktivitetit, ku spikasin personazhe që janë qartazi tifozë politikë të Perandorisë Otomane. E mbi të gjithë dallon Abdi Baleta, një ish-ambasador i kohës së Enver Hoxhës, më pas deputet në kohën e PD-së, por mbi të gjitha një përkrahës i tradhëgimisë otomane.

“Lidhja e Prizrenit, një vepër otomane”: Lëvizja e
Abdi Baleta /

Logjika politike e këtij aktiviteti synon të risjellë atë që shpesh qarqet e tilla thonë se shqiptarizmën nuk e ka sjellë Perëndimi, por Stambolli.

Në këto 30 vite, sidomos ndërmjet muslimanëve ka një debat të fortë mbi ata që ata e quajnë aktivitet të Austro-Hungarisë për të mbështetur Rilindjen Kombëtare.

Sipas tyre, Perëndimi, me synimin për të krijuar një lëvizje të lidhur me të kaluarën e Skënderbeut, kërkonte të rrënojë apo të fshijë trashëgiminë otomane.

Por çfarë synon kjo lëvizje?

Të relativizojë të kaluarën e rezistencës shqiptare ndaj Perandorisë osmane në kulmin e saj. Në kohën kur osmanët e konsiderojnë si pikë kyçe; kohën kur Perandorinë e drejtoi Sulltan Mehmeti, i cili pushtoi Kostandinopojën. Pikë kyçe e historisë botërore, që solli më pas një rend të ri global.

Mirëpo në këtë fuqi, pikërisht në simbolikën që Sulltan Mehmeti e luajti me një mjeshtëri të lartë, Gjergj Kastrioti, i tha “ndalu beg se ka hendek”, duke u kthyer në simbolin e rezistencës së Perëndimit ndaj otomanëve.

Gjergj Kastrioti, heroi ynë kombëtar, konsiderohet në gjithë letërsinë evropiane, njeriu që shpëtoi Europën nga hordhitë e Sulltan Mehmetit. Një simbolikë shumë e rëndësishme për një vend të vogël, që ne e kemi, e me të drejtë rilindasit tanë e rimorën kur kërkuan ringjalljen e kombit.

Me të drejtë Austria e përkrahu këtë frymë, pasi i përkisnim një gjatësie vale. Por sot, në fakt, më herët, propaganda otomane dhe neotomane kërkon ta njollosë këtë trashëgimi si renegate. Pra kërkon t’i quajë luftëtarët e mendimtarët e kombit renegatë, e të gjithë ata që luftuan përkrah sulltanit si shehid (heronj). Që nga Ballaban Pasha i mureve të Kostandinopojës e deri te heronjtë e Çanakalasë.

Në realitet, të gjithë këta personazhe nuk kishin as nuk arritën të krijojnë një simpati shqiptare për veprën e tyre, sepse ata luftuan për një fuqi të huaj, që nuk ishte kurrë e tyre, edhe pse një perandori. Sepse edhe Roma, Bizanti etj kanë ndërvepruar me shqiptarë, por personalitete të ndryshme, duke nisur nga Papët shqiptare janë vlerësuar për aktet që kanë bërë ndaj popullit të tyre.

E për të ardhur deri sot, revizionimi ottoman i historisë ka një qëllim: Rilindasit kanë qenë të mbështetur nga Porta e Lartë thonë ata, e shqiptarët nuk janë gjë tjetër veçse muslimanë që janë ndihmuar nga Perandoria.

Por këtu ja fusin vetes keq, pasi këta fanatikë sulmojnë Vjenën dhe Perandorin e saj, pikërisht se ka ndihmuar shtypjen e librave shqip, e nuk kanë një rast që të tregojnë një shembull tek idhujt e tyre të rremë. Për të mos shkuar dot tek xhonturqit që vranë e therën tërë elitën shqiptare, e cila ndihmoi rrëzimin e Sulltanit të fundit të Perandorisë.

Natyrisht historia është shkruar, e gjërat janë të qarta, por neotomanët duan të kapen pas ndjesive antiperëndimore e t’i kthejnë në mekanizëm politik. Duke nisur nga sot, ku Erdogan ka risjellë në fushë Abdi Baletën si Ballabanin e ri të shqiptarëve otomanë…/Pamfleti

lidhja e prizrenit erdoganistë shqiptarë