Politike 1 Mars 2024, 10:31

Lulzim Basha i “rrëmben” Berishës dy zyrtarët demokratë

Shkruar nga Pamfleti
Lulzim Basha i “rrëmben” Berishës dy zyrtarët
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha ka bërë të ditur sot se ka afruar në strukturat e Partisë Demokratike, dy prej zyrtarëve të Rithemelimit.

Nga njoftimi i zyrës së Bashës theksohet se Fitnete Krosi dhe Qazim Rexhepi janë kontribuues të hershëm të PD-së, por së fundmi kanë qenen drejtues të Rithemelimit në Klos.

"Kënaqësi të takoja Fitnete Krosin dhe Qazim Rexhepin. Ata kanë vendosur të ribashkohen me ne dhe të ndihmojnë në ringritjen e PD. Dora jonë mbetet e shtrirë për çdo demokrat e shqiptar që kërkon zhvillimin e vendit, luftë kundër korrupsionit dhe partneritet me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE. Partia Demokratike e Shqipërisë është shtëpia e çdo demokrati, është forca që ndryshoi fatin e vendit 34 vjet më parë dhe të gjithë së bashku duhet ta shndërrojmë në alternativë të shqiptarëve. Udhëheqësit shkojnë e vijnë, por PD do të rritet e forcohet si projekti më i bukur që mishëron shpresën e shqiptarëve për ndryshim.", shkruan Basha.

basha berisha