TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2026, 21:55

Lisandër Hoxha kritik për protestën: PD duhet të rrijë çdo natë para Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti
Lisandër Hoxha kritik për protestën: PD duhet të rrijë
Lisandër Hoxha

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka deklaruar se protestat e opozitës duhet të kishin qenë më intensive dhe të vazhdueshme. Në një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2CNN, të moderuar nga Andrea Danglli, ai theksoi se sipas tij opozita duhej të ishte çdo natë përpara Kryeministrisë, ndonëse vendimet merren nga një ekip më i gjerë drejtues.

Do duhet të ishte më intensive, do duhet të ishim çdo natë aty, megjithatë vendimet nuk i merr Lisandri, është një ekip më i gjerë që gjykon. Nëse vendimet do t’i merrte Lisandri, çdo natë nga data 12 maj e mbrapa, apo nga publikimi i raportit të OSBE-ODIHR-it e pas, unë do rrija çdo natë te Kryeministria, me të gjitha strukturat e PD, duke ftuar edhe qytetarët,” tha ai.

Hoxha u ndal edhe te faktorët që, sipas tij, ndikojnë në pjesëmarrjen qytetare në protesta, duke përmendur klimën politike dhe sociale në vend.

Mos harroni se jemi në një sistem ku nëse proteston, fotografohesh, të heqin nga puna! Të vënë gjobë te biznesi! Pra regjimi i tremb njerëzit në tërësi dhe duke marrë parasysh edhe që pothuajse gjysma e popullsisë janë larguar nga vendi…”, u shpreh Hoxha.

Në vijim, ai kritikoi edhe mënyrën se si zhvillohet debati publik në vend, duke vënë në dukje rolin e analistëve politikë.

34 vite më parë s’kishte analistë politikë, të cilët nga mëngjesi në darkë, merren me formën, por s’merren me thelbin. Hajde kritikojmë PD-në që ka 1 milionë gabime, por halli i shqiptarëve s’është PD-ja, por kush po i qeveris,” përfundoi ai.

 

lisandër hoxha pd protesta

Lini një Përgjigje