
Gjatë konferencës së përbashkët në Romë, kryeministri Edi Rama falenderoi kryeministren italiane, Giorgia Meloni për punën e bërë lidhur me njohjen e pensioneve për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.
Rama theksoi se marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë erdhi falë punës dhe vendosmëris së Melonit, teksa shtoi se projekte të tjera bashkëpunimi po vazhdojnë mes palëve.
“Falë kësaj qeverie edhe kujdesit të veçantë të kryeministres italiane, sot të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Itali, sot kanë më në fund të drejtën për pension. Një kërkesë e bërë shumë vite më parë, mbi 10 vite, një angazhim i marrë nga të gjithë qeveritë e mëparshme por është fakt prej e përditshmërisë të shqiptarëve, falë Giorgia Melonit. Mund të them gjithë sa tha Meloni, shkon në drejtimi ne saj që është për thellimin kësaj marrëdhënie dhe është drejtimi i thelbit të kësaj lidhje të veçantë që më në fund shoqërohet nga kantiere të mëdha. Kemi një nga projektet më më të mëdha për energjinë në Evropë që po ecën përpara, përmes linjës interkoneksionit mes Shqipërisë dhe Italisë me pjesëmarrjen e Arabe, por jemi duke punuar për një tjetër projekt, që do të lidhë Lindjen me Perëndimin. Pastaj kemi dhe kulturën. Nëse nuk do të ishte e pranishme kultura, nuk do të ishte as Italia. Kjo nderon qeverinë por dhe ministrin”, tha Rama.
Lini një Përgjigje