
Pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive në Romë, kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, folën në një konferencë të përbashkët për mediat.
Rama e cilësoi ditën si “historike” për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se për herë të parë qeveria shqiptare ulet me atë italiane për projekte konkrete. Ai shtoi se marrëdhëniet me qeverinë italiane janë të veçanta dhe të mbushura me “dashuri e dëshirë për bashkëpunim”.
Rama falënderoi ministrat italianë për mbështetjen dhe theksoi se falë bashkëpunimit me ministrinë italiane të Mbrojtjes, Shqipëria do të fuqizojë kapacitetet e saj të sigurisë, si edhe ato të përbashkëta me Italinë.
“Sot kemi edhe provën shkencore që përveç qeverisë italiane nuk ka një qeveri tjetër që të flasë 100% italisht veçse ajo shqiptare. Sot për ne është një ditë historike, sa herë që shkoj në NATO dëgjoj për ditë historike, por historike është kjo sot. Për herë të parë qeveria shqiptare ulet me një qeveri italiane për të folur për të ardhme të përbashkët Të them të drejtën në të gjitha vitet që kam drejtuar qeverinë e Shqipërisë, nuk kam patur kurrë asnjë dyshim mbi dashurinë dhe dëshërinë për të bërë nga ana e të gjitha qeverive të italisë. Jemi mirënjohës jo vetmë Melonit që është motra ime, por edhe ministrave të saj që janë të gatshëm për të na ndihmuar.
Besoj mos keqkuptohet kur unë them falë angazhimit vëllazaror të minsitrit të Italisë jemi në gjendje të projektojmë në disa drejtime konkretisht për të fuqizuar aftësitë tona të mbrojtjes, por edhe aftësitë tona të përbashkëta.
Falenderim edhe për ministrin Tajani, ka qenë një mik i Shqipërisë, po na mbështet në të gjitha selitë tona, edhe në aspektin ekonomik dhe projekteve të përbashkëta. Nëse sot korridori 8, ka nisur me një ritëm të përshpejtuar është meritë e ministrit Tajani, uli në tryezë të gjithë aktorët dhe po e ndjek punën personalisht”, tha Rama.
Lini një Përgjigje