Kreu i grupit të PD, Gazement Bardhi ka reaguar për marrëveshjen me Italinë për emigrantët që pritet të marrë të enjten dritën jeshile nga parlamenti.
Bardhi përmes një shkrese i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë menjëherë padinë dhe të pezullojë procedurën parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes
‘Mazhoranca socialiste, edhe pse ka një kërkesë për kontrollin e kushtetutshmërisë, duke shfrytëzuar heshtjen e çuditshme të Gjykatës Kushtetuese, po shqyrton me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen me Italinë dhe në kundërshtim me kalendarin e miratuar nga Konferencën e Kryetarëve.
Sot kam ripërsëritur për herë të tretë kërkesën drejtuar për pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes. Gjykata Kushtetuese duhet të sillet si e tillë dhe jo i shtojcë pa vlerë e Qeverisë së Edi Ramës.
Marrja në shqyrtim paraprak menjëherë e kërkesës së opozitës është detyrim që buron nga Kushtetuta dhe Ligji për Gjykatën Kushtetuese! E kundërta është atentat ndaj shtetit ligjor dhe minon përfundimisht besimit tek Gjykata Kushtetuese.’, shkruan Bardhi.
Lini një Përgjigje