Politike11 Dhjetor 2023, 13:07

Urdhër-arrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, Berisha: Dosja u kopsit për të mbrojtur Veliajn!

Shkruar nga Pamfleti

 

Urdhër-arrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, Berisha:
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se me 15 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin u krijua mburojë për ata që firmosën.

Beridha shprehet se dosja e amnistisë së Erion Velisë nga treshja Kraja, Preçi, Gjoka është një krim monstruoz në historinë e drejtësisë shqiptare.

Aq sa mund të ndash blozën e zezë nga tymi mund të ndash Erion Velinë dhe Edi Ramën nga dosja e shekullit. Dosja e amnistisë së Erion Velisë nga treshja Kraja, Preçi, Gjoka është një krim monstruoz në historinë e drejtësisë shqiptare. Por, unë nuk jam sot këtu për të bërë pretencën ndaj këtij grupi të organizuar kriminal që përdor pushtetin për të mbrojtur autorët kryesor të vjedhjes së shekullit.

Në qindra e qindra faqe të dosjes në bazë të së cilës janë lëshuar 15 urdhra arresti nuk përmendet asnjëherë të vetme emri i Erion Velisë, çka dëshmon se këto arrestime nuk kanë patur bërjen e drejtësisë, por krijimi i një mburoje për Erion Velinë dhe Edi Ramën. Erion Veiaj është personi direkt që me firmë dhe vulë bashkë me Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe Artur Metanin strategjinë e mbetjeve”, tha Berisha.

sali berisha urdhër-arrestet e spak për inceneratorin e tiranës