Politike11 Dhjetor 2023, 13:55

“Nuk komentoj personat non grata”/ Berisha i përgjigjet SHBA: Të dalë vetëm një dokument për mua, do ta zgjidh problemin

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk komentoj personat non grata”/ Berisha i përgjigjet SHBA:

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën me gazetarët është pyetur edhe për deklaratat e të ngarkuarit me Punë të SHBA, David Wisner, i cili në një intervistë televizive, nuk pranoi të komentonte sulmet që Berisha i bën SPAK, duke e quajtur ish-kryministrin “një të sanksionuar”.

Edhe Berisha, nuk pranoi të komentonte deklaratat e tij, por tha se ka një rrugë si ai mund të “shkrijë” marrëdhëniet me SHBA. Berisha u shpreh se e vetmja rrugë është të paraqitet një dokument i vetëm që të faktohet ajo për çka flitet në vendim dhe ai do të bëjë zgjidhjen e plotë të problemit.

Sipas Berishës, intervista e Wisner ishte një përgjigje kundër rrezikut anglo-amerikan të Edi Ramës të shpallur në kongresin e partisë.

“Nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e të ngarkuarit me punë të SHBA. Ai shprehet se nuk komentoj deklaratat e një personi non-grata. Që këtu s’më takon të komentoj më tutje këtë problem. Por ka një rrugë, që të paraqitet një dokument i vetëm, që të faktohet ajo që flitet në vendim dhe unë të bëjë zgjidhen. Mesa kuptova në atë intervistë, ishte një përgjigje kundër rrezikut anglo-amerikan të Ramës të shpallur në Kongresin e Partisë. Rama e kishte atë kontributin anglo-amerikan. Anglezët erdhën në zyrën time, folëm gjatë dhe më pas e panë që nuk ishte punë reforme”, tha Berisha.