Politike11 Dhjetor 2023, 13:03

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës përfshirë Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës, pas kaosit dhe tensioneve në seancën e fundit në Kuvend.

Për të shqyrtuar kërkesën, sot mblidhet Sekretariati i Etikës, që do të vendosë nëse do të përjashtojë 7 deputetët.

PS ka kërkuar përjashtimin e Ervin Salianjit, Lefter Gështjenës, Bledion Nallbatit, Asllan Dogjanit, Isuf Çelajt, Luan Baçit dhe Xhelal Mziut.

Ndërkohë në seancën e kaluar u miratua buxheti në më pak se 8 minuta seancë.

Me 74 kartonë jeshilë të ngritur nga maxhoranca, mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama që shkoi në seancë vetëm për të votuar, socialistët kaluan mes ylberit të tymueseve buxhetin dhe paketën fiskale.

Të vetmit deputetë që votuan kundër ishin 4 ligjvënësit nga radhët e Lulzim Bashës, deputetët Andia Ulliri, Merita Bakiu, Flutura Açka e Selaudin Jakupllari, që në parlament u rikthyen vetëm për të ngritur kartonin e kuq.

Grupi i deputetëve të Rithemelimit edhe në këtë seancë të rëndësishme shkoi me objektivin e qartë: Të shkaktonin kaos dhe të mos lejonin një seancë normale. Si gjithnjë, skenari nisi me përplasje me Gardën rreth një orë para se seanca të fillonte zyrtarisht.

kaosi në kuvend