Politike11 Dhjetor 2023, 12:45

Plas e qeshura në Komisionin e Ligjeve, deputeti socialist nuk lexon dot pr/ligjin në 'Zoom'

Shkruar nga Pamfleti
Plas e qeshura në Komisionin e Ligjeve, deputeti socialist nuk lexon dot
Jurgis Çyrbja

Komisionet parlamentare vijojnë mbledhjen online me zoom me qëllim shmangien nga skenaret e incidentëve me opozitën.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve ndodhi dhe një incident

Deputeti, Jurgis Çyrbja, i cili ishte në cilësinë e relatorit të pr/ligjit për ratifimin e marrëveshjes me Gjermaninë e kapi e qeshura dhe nuk mundi të prezantonte fare pr/ligjin.

Duket që Çyrbja ndodhet në zyrën nga ku bëri lidhjen online me një person tjetër i cili duket se e bën të qeshë.

E qeshura e tij ka infektuar të gjithë deputetët që kishin hyrë në zoom, Çyrbja nuk arriti të ndalonte të qeshurën sa e mbylli zoom.

 

jurgis Çyrbja opozita