Politike25 Mars 2023, 21:29

PS zyrtarizon kandidatët për 14 majin/ Rikonfirmohen 45 emra, ikin Balili, Kokoneshi dhe Gurra; Benet Beci synon Shkodrën

Shkruar nga Pamfleti

PS zyrtarizon kandidatët për 14 majin/ Rikonfirmohen 45 emra, ikin

Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet e 14 majit. Sot u mblodh Kryesia dhe pas afro 2 orësh diskutime, PS doli me emrat zyrtarë. Secili drejtues qarku ka treguar emrat në bashkitë e qarkut që mbulon.

Në shumicën e bashkie janë rikonfirmuar emrat aktualë. Më saktë, në 45 bashki do të garojnë të njëjtët njerëz, ndërkohë që në 16 bashki ka emra të rinj.

E para që foli ishte drejtuesja politike e Shkodrës, Elisa Spiropali, e cila konfirmoi se Benet Beci do të jetë kandidat për Shkodrën. Ky qytet ka qenë ambicie për PS për gjithë këto vite, por nuk ja ka dalë dhe me Becin synohet të arrihet një gjë e tillë. Deputeti i PS ka shumë mbështetje në qark dhe shihet si një lëvizje mjaft goditëse.  

Ndërkohë ndryshime do të ketë dhe në Librazhd. Kastriot Gurra nuk do të jetë më kryetar dhe PS aty do të garojë me Mariglen Dishën. Ndërkohë në Bulqizë ku u arrestua Lefter Alla, PS ka vendosur të garojë me kryetaren e degës. Po ashtu janë larguar kryebashkiakët e Vaut të Dejës, Peqin, Patos, Gramsh dhe disa bashki të tjera.

PS zyrtarizon kandidatët për 14 majin/ Rikonfirmohen 45 emra, ikin

KANDIDATËT E PS PËR 14 MAJIN

QARKU TIRANË

Tiranë- Erion Veliaj (i rikandiduar)

Rrogozhinë- Edison Memolla (i rikandiduar)

Kavajë- Redjan Krali (i rikandiduar)

Vorë- Blerim Shera (i rikandiduar)

Kamëz- Rakip Sulin (i rikandiduar)

QARKU SHKODËR

Malësi e Madhe -Tonin Marinaj (i rikandiduar)

Shkodër-Benet Beci

Pukë- Gjon Gjonaj (i rikandiduar)

Vau i Dejës- Kristjan Shkreli

Fushë Arrëz- Frank Tuci (i rikandiduar)

QARKU ELBASAN

Elbasan-Gledjan Llatja (i rikandiduar)

Cërrik-Andis Sala (i rikandiduar)

Belsh-Arif Tafani (i rikandiduar)

Gramsh- Besjan Ajazi

Peqin- Bukurosh Maçi

Librazhd- Mariglen Disha

Prrenjas-Nuri Belba (i rikandiduar)

QARKU LEZHË

Lezhë-Pjerin Ndreu (i rikandiduar)

Kurbin-Majlinda Cara (i rikandiduar)

Mirditë-Ndrec Deda (i rikandiduar)

QARKU DIBËR

Dibër- Rahim Spahiu (i rikandiduar)

Mat- Agron Malaj (i rikandiduar)

Klos- Ilmi Hoxha (i rikandiduar)

Bulqizë- Festime Mjeshtri

QARKU BERAT

Skrapar-Adriatik Meta (i rikandiduar)

Polican- Ardiatin Zotkaj (i rikandiduar)

Berat- Ervin Demo (i rikandiduar)

Dimal- Juliana Mema (i rikandiduar)

Kuçovë- Kreshnik Hajdari (i rikandiduar)

QARKU I DURRËSIT

Durrës- Emirjana Sako (i rikandiduar)

Shijak- Elton Arbana (i rikandiduar)

Krujë- Artur Bushi (i rikandiduar)

QARKU KORÇË

Korçë- Sotiraq Filo (i rikandiduar)

Pogradec- Ilir Xhakolli (i rikandiduar)

Devoll- Eduard Duro (i rikandiduar)

Maliq- Gëzim Topçiu (i rikandiduar)

Pustec- Palë Kolevski (i rikandiduar)

Kolonjë- Erion Isai (i rikandiduar)

QARKU GJIROKASTËR

Gjirokastër- Flamur Golemi (i rikandiduar)

Përmet- Alma Hoxha (i rikandiduar)

Këlcyrë- Klement Domi (i rikandiduar)

Tepelenë- Tërmet Peci (i rikandiduar)

Në Memaliaj- Gjolekë Guci

Bashkia Dropull- Dhimitraq Toli (Rikandiduar)

Bashkia Libohovë- Leonard Hide

QARKU KUKËS

Bashkia Kukës, Safet Gjici (i rikandiduar)

Bashkia Tropojë, Rexh Byberi (i rikandiduar)

Bashkia Has, Halit Mulaj

QARKU FIER

Bashkia Fier - Armando Subashi (i rikandiduar)

Bashkia Divjakë- Josif Gorreja

Bashkia Lushnje - Eriselda Sefa (i rikandiduar)

Bashkia Mallakastër - Qerim Ismaili (i rikandiduar)

Bashkia Patos- Fatjon Duraj

Bashkia Roskovec - Majlinda Bufi (i rikandiduar)

QARKU VLORË

Bashkia Vlorë–Ermal Dredha

Bashkia Selenicë- Nertil Bellaj

Bashkia Delvinë-Besmir Veliu

Bahskia Finiq- Kristo Kiço (i rikandiduar)

Himarë-Jorgo Goro Goro (i rikandiduar)

Konispol-Romeo Cakulli

Sarandë- Olti Caci

ps kandidate