Politike 8 Mars 2023, 17:57

Meta i rrëmben pushtetin vendor Berishës, kërkon drejtimin e Këshillave Bashkiakë

Shkruar nga Pamfleti

Meta i rrëmben pushtetin vendor Berishës, kërkon drejtimin e

Ilir Meta duket se ka futur në grackë Berishën. Kreu i PL nuk doli me kandidatë për kryetarë të bashkive, por u përqendrua te Këshillat Bashkiakë. Sot janë dhënë sinjalet se ai kërkon të marrë drejtimin e Këshillave bashkiakë në qytete më t mëdha.

Ilir Meta prezantoi sot pasdite kryesuesen e listës së Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Elbasanit, Rudina Mita Todri.

Prezantoj këtu dhe Rudinën, që përfaqëson një figurë model. Fushata saj do të jetë një shembull qytetarie. Besoj se Elbasani me një kryetar të ri si Laçiano Boçi, Rudina do të arrijë të demonstrojë një vizion të sigurt për rimëkëmbjen e tij. Për të vënë në lëvizje atë kapital njerëzor që ka dhe investimi në edukimin e fëmijëve dhe të rinjve.  Pamundësia ekonomike familjare është tjetër faktor që detyron të rinjtë që të futen në punë ose të largohen nga vendi. Ne duhet të krijojmë një qendër të ri të gravitetit që të jetë i mendjes, vizonit, kulturës dhe jo i forcës, që përjashton qytetarët e thjeshtë. Rudina jo vetëm që do bëjë një fushatë të ndershme, por Bashkia e Elbasanit do të jetë një model i shkëlqyer. Unë besoj shumë te fuqia e grave, vajzave dhe nënave tona”, tha ai.

 

 

 

 

berisha meta keshillat bashkiake