
Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot ndryshime në qeveri në nivele zv/ministrash.
Besart Kadia, është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë, dhe ka marrë një tjetër post në ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në vendimet e qeverisë të publikuara këtë të mërkurë, Kadia, njoftohet se do të mbajë postin e zëvendëministrit në Ministrinë e Jashtme. Në vend të Kadias në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u emërua Endrit Yzeiraj.
Ky i fundit është një ekonomist i njohur dhe tani është bërë pjesë e qeverisë.
Lini një Përgjigje