
Takimet e sotme të ambasadores amerikane Yuri Kim për 14 majin kanë alarmuar Sali Berishën.
Ajo takoi Ilir Metën, Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn, duke i dhënë goditje Berishës. Për amerikanët kryetar i PD është Ailbeaj dhe kjo ka tërbuar Saliun. Po ashtu ambasadorja u prit me shumë buzëqeshja nga Meta, aleati më i ngushtë i Berishës.
Berisha ishte sot pasdite në Mallakastër dhe vetëm e ka sulmuar ambasadoren.
“Nuk ke të drejtë të flasë për zgjedhje sepse ti je e para që urove Ramën me urdhër të McGonigal për zgjedhjet më të grabitur në historinë e vendeve. Mos mendo se u shet moral shqiptarëve amoralitetin. Shqiptarët kanë shumë probleme, por një gjë duhet ta dish s eta janë inteligjentë. Nuk ja u hedh dot. A është kjo saga enjë qëndrese të jashtëzakonshme që do ju bëjë krenarë ju”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje