TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2025, 18:01

Meta kërkon në Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të GJL për masën e sigurisë; sytë nga Strasburgu!

Shkruar nga Pamfleti

Meta kërkon në Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila më 27 shkurt 2025 rrëzoi apelin e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.  

I arrestuar që nga data 21 tetor 2024 nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, Meta pretendon se vendimi i gjykatës shkel të drejtat e tij kushtetuese. Sipas tij, masa e arrestit është e padrejtë dhe e motivuar politikisht.  
Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë kërkesën në ditët në vijim, ndërsa Meta ka paralajmëruar se, në rast refuzimi, do të drejtohet në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. 

Ky është dhe plani i fundit i Metës, pas djegies së alternativës së Gjykatës Kushtetuese, ai kërkon ta dërgojë çështjen në Strasburg, duke shpresuar se çështja e tij do të marrë të njëjtën përgjigje si ajo e Thoma Gëllçit.  

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vlerësoi se SPAK e mbajti Gëllçin në paraburgim pa prova të mjaftueshme dhe nuk shqyrtoi mundësinë e masave më të lehta sigurie. Ky mesaduket është plani dhe mundësia më e mirë e Metës për të dalë nga  burgu.  

Avokatët e tij kanë theksuar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për të justifikuar paraburgimin e tij, ndërsa vendimet gjyqësore janë marrë në shkelje të procedurave ligjore, argumente të cilët me shumë mundësi do të përdoren në Strasbur për të fituar lirinë.  
 

Lini një Përgjigje