Politike 2 Mars 2024, 13:35

Bujar Spahiu, fiton tradita e shkëlqyer e myslimanizmit shqiptar!

Shkruar nga Pamfleti
Bujar Spahiu, fiton tradita e shkëlqyer e myslimanizmit shqiptar!
Bujar Spahiu rizgjidhet kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar /

KMSH do të vijojë të jetë vijues i traditës, ne kemi qenë faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi. Do e ruajmë këtë traditë...

Me rizgjedhjen e Bujar Spahiut në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar fitoi tradita e shkëlqyer e myslimanizmit shqiptar, një garanci për një të ardhme evropiane të vendit...

Fjala e Kryetarit të KMSH pas rizgjedhjes:

Kam qenë dhe do jem i hapur që besimtarët të shprehin lirisht mendimin e tyre. Ju garantoj se cili prej jush do gjejë një atmosferë të të menduarit i lirë, shkëmbimit të ideve, deri në atë masë sa kjo i shërben qëllimit dhe misionit tonë të përbashkët. Do të ndjek rrugët ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte dhe nxit përçarje mes besimtarëve.

KMSH do të vijojë të jetë vijues i traditës, ne kemi qenë faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi. Do e ruajmë këtë traditë.

Do vijojmë të japim kontributin që na takon. Familja është qeliza bazë e shoqërisë dhe do bëjmë çmos që kjo qelizë të jetë e shëndetshme. Besimtarët dhe gjithë shqiptarët le të kthejnë sytë nga zoti të na udhëzojë në rrugën e drejtë.

 

Bujar Spahiu, fiton tradita e shkëlqyer e myslimanizmit shqiptar!

Bujar Spahiu, fiton tradita e shkëlqyer e myslimanizmit shqiptar!

Bujar Spahiu, fiton tradita e shkëlqyer e myslimanizmit shqiptar!

bujar spahiu kmsh