Politike17 Prill 2024, 16:05

Ndërkombëtarët në unison kundër Metës, BE: Të ndalen sulmet ndaj SPAK, jemi krah magjistratëve

Shkruar nga Pamfleti

Ndërkombëtarët në unison kundër Metës, BE: Të

Ndërkombëtarët duket se janë alarmuar nga sulmet që Ilir Meta po bën ndaj SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani. SHBA ishte e para që dënoi akuzat, më [pas ishin britanikët. Tani në të njëjtën linjë ka dal edhe Brukseli.

Ambasada e BE në Tiranë shprehet se mbështet qëndrimin e mbajtur nga KLP.

Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK. Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruhen në reagimin e BE.