TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2024, 19:06

Nga DEA, te Senati dhe ambasadat: partnerët po e rrethojnë nga të katër anët Bablokun!

Shkruar nga Pamfleti

Nga DEA, te Senati dhe ambasadat: partnerët po e rrethojnë nga të

Të gjithë i janë vënë kundër Bablokut dhe nëse vijon kështu nuk do t’i ketë mirë punët...

Laku për Edi Ramën po ngushtohet avash-avash. Ndonëse e heq veten si kryeministër global dhe që i ka mirë punët në arenën ndërkombëtare, në fakt sinjalet janë të qarta se të gjithë partnerët janë mërzitur me të dhe qeverinë e tij.

Mandati i tretë qeverisës e ka çuar në kulm arrogancën e Bablokut, sa nuk po pyet më për votues, gjykata, shoqëri civile, transparencë dhe ligje.

Sot u duk shumë qartë irritimi ndërkombëtarë me të dhe mesazhet i shkuan të gjitha në vesh. I pari i erdhi nga Athina. DEA do të hapë shumë shpejt zyrën e saj në Tiranë.

Altin Dumani zhvilloi sot në Greqi një takim me administratoren e DEA-s, Anne Milgram. Zyrtarja amerikane vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve. Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.

Fakti që DEA vjen këtu, do të thotë se punët nuk janë aspak mirë. Trafiku i kokainës po vlon dhe amerikanët do e marrin vetë në dorë situatën. Policia po del që ka lidhje të forta me krimin dhe amerikanët nuk u zënë më besë efektivëve. Kjo është padyshim një sinjal alarmi për Bablokun, pasi nuk është çudi që të dalin dhe lidhjet e politikës me krimin. Po ashtu bën vaki DEA ndihmon dhe në hapjen e dosjes së Xibrakës.

Një tjetër zhvillim shumë i fortë ka ardhur nga Uashingtoni. Senati amerikan ka vendosur të hetojë rolin e zyrtarëve shqiptarë në projektin e dhëndrit të Donald Trump. Komiteti i Financave në Senatin e Shteteve të Bashkuara tha të mërkurën se hetimi i tij mbi Affinity Partners ka zbuluar se zyrtarë të qeverive serbe dhe shqiptare iu afruan proaktivisht kompanisë me propozime për projekte të zhvillimit të pasurive të paluajtshme në vendet e tyre. Me pak fjalë, Senati amerikan me gjasë do shkojë te Rama dhe besnikët e tij që kanë lobuar në SHBA. Bën vaki na del një McGonigal i dytë.

Zhvillime të forta pati dhe sot në Tiranë. Pas përplasjes dje me Fatmir Xhafajn për komisionin antikorrupsion, ambasadori i BE nuk i kurseu kritikat edhe në takimin që kryetarja e Kuvendit pati me institucionet e pavarura. Ai e cilësoi skandaloze që të mos zbatohen vendimet e Kushtetueses, duke ju referuar rastit të Olta Xhaçkës.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren nga ato dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik. Për Reformën në Drejtësi parlamenti mund të luajë një rol kyç për mos kthimin pas të këtyre reformave për të konsoliduar më tej implementimin në harmoni me të gjithë detyrimet që Shqipëria ka në rrugën drejt BE-së. Këto reforma duhet të  shoqërohen dhe plotësohen nga përpjekjet për të parandaluar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe korrupsionin në qeveri”, u shpreh kreu i Delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato.

Edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Zëvendës Drejtuesja e Komanduar e Misionit të ShBA, si dhe ambasadori i Holandës theksuan se fuqizimi i këtyre institucioneve është kyç për integrimin në BE.

Nick Abbott: "Institucionet e pavarura duhet të fuqizohen. Duhet llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet”.

Kathryn Hammond: “Mbështesim ato iniciativa që ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe janë gjithëpërfshirëse. Institucionet e pavarura duhet të forcojnë llogaridhënien dhe transparencën. SHBA është e gatshëm të mbështesë institucionet pavarura”.

Vos: “Për Holandën shteti i së drejtës është shumë i rëndësishëm për hyrjen në BE”!

Pra të gjithë i janë vënë kundër Bablokut, tani mbetet të shihet se kur do ja shohim krismën. /Pamfleti

Lini një Përgjigje